Pelegrinazhi në Mekë, miliona besimtarë vijojnë Haxhin

Postuar: 20/08/2018 - 16:29

   Mbi 2 milionë myslimanë u mblodhën në qytetin e shenjtë të Mekës për pelegrinazhin e përvitshëm 5-ditor.

Mijëra vetë kanë qarkulluar përreth qabesë në formë kubi në qytet, për të përmbushur kështu misionin e tyre fetar, që feja ia kërkon çdo myslimani. Haxhi përfaqëson një nga pesë shtyllat e Islamit dhe të gjithë myslimanët duhet ta kryejnë pelegrinazhin të paktën një herë në jetën e tyre.

Myslimanët besojnë se Haxhi është rikthim në gjurmët e profetit Muhamed, që lindi në Mekë, qytetin më të shenjtë të Islamit. Pelegrinët në Mekë kanë zgjedhur që ta dokumentojnë udhëtimin e tyre në median sociale, duke i dhënë botës një fragment të asaj që ndodh atje.

Me mijëra pelegrinë po ashtu kanë zgjedhur të ecin përreth tendave të tyre në Mina, afër Mekës, në orët e para të ditës, para se udhëtimi i tyre drejt qabesë të fillonte.

Nisur nga numri i madh i vizitorëve, Arabia Saudite ka marrë masa për të garantuar sigurinë dhe për t’ia lehtësuar pelegrinazhin besimtarëve nga e gjithë bota. Sigurisht, fokusi kryesor është tek siguria, për shkak të incidenteve që janë regjistruar në të kaluarën, kur turma në lëvizje ka shkaktuar edhe shumë viktima.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Kryeministrja e Mbretërisë së Bashkuar, Theresa May ka thënë se BE duhet të trajtojë Mbretërinë e Bashkuar me më shumë ‘respekt’ në ne

   Po bëhet gjithnjë e më e qartë: evropianët po e përfundojnë verën e tyre. Arsyeja?

   “Nuk ke për të ma qëlluar burrin”, dëgjohen fjalët e të fejuarës së viktimës që filmon dy fqinjët, at e bir, të dy me armë në

   Prodhimi i kokainës në Kolumbi ka arritur nivele rekord në vitin 2017, sipas statistikave të reja të publikuara nga OKB.

   Presidenti amerikan Donald Trump sugjeron ndërtimin e një muri përgjatë shkretëtirës së Saharasë për të frenuar krizën e emigrantëve n

   Të paktën tre persona janë varë nga disa të shtëna me armë zjarri në një qendër farmaceutike në Maryland të Shteteve të Bashkuara të A

Një aksident tragjik i ka marrë jetën katër fëmijëve të moshës fillore në Holandë, pasi treni është përplasur me biçikletën me të cilën a

Zyrtarët në Meksikë kanë nisur hetimet pasi një kamion i mbushur me 157 kufoma njerëzisht është gjetur i braktisur në një fushë.

   Ish-kryeministri i Malajzisë, Najib Razak u arrestua sot dhe pritet të fajësohet në kuadër të hetimit që hedh dyshime për përvetësimin

   “Ka qenë takimi më i keq i jetës time”.