Pengohet komploti për sulme terroriste gjatë natës së Vitit të Ri

Postuar: 12/12/2017 - 15:58

Shërbimi Federal i Sigurisë në Rusi tha se ka zbuluar një qelizë ekstremiste, e cila është udhëhequr nga grupi militant Shteti Islamik dhe ka planifikuar sulme terroriste në Moskë gjatë festës së Vitit të Ri dhe fushatës së ardhshme për zgjedhjet presidenciale.

Në deklaratën e lëshuar sot, Shërbimi Federal i Sigurisë tha se anëtarët e dyshuar të qelizës janë arrestuar në qarkun Odintsovo, jashtë Moskës.

Të arrestuarit janë nga Azia Qendrore dhe dyshohet se kanë financuar aktivitete terroriste, kanë rekrutuar luftëtarë për Shtetin Islamik dhe kanë bërë komplot për sulme terroriste, thuhet në deklaratë.

Sipas së njëjtit burim, qeliza është udhëhequr nga "liderë të Shtetit Islamik nga jashtë".

Zyrtarët kanë konfiskuar dy pajisje shpërthyese, dy pushkë AK-47 dhe municion, ndërsa kanë gjetur dhe kanë shkatërruar edhe një laborator për bërjen e bombave, thuhet në njoftim./REL

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një nënë 35-vjeçare i ka habitur të gjithë pasi u përpoq të shiste virgjërinë e vajzës së saj 13-vjeçare tek një biznesmen në Moskë për 1

Autoritetet e Pakistanit thonë se persona të armatosur kanë vrarë dje një nënë dhe vajzën e saj, të cilat merrnin pjesë në vaksinimin kun

   5 persona kanë humbur jetën për shkak të aksidenteve të shkaktuara nga një stuhi që ka goditur Evropën veriore.

Personi nga Uzbekistani, i cili akuzohet për vrasjen e tetë personave në New York është i gatshëm të pranojë fajësinë për t'iu shmangur d

Një 5-vjeçare pas një lufte të gjatë me kancerin mbijetoi por një aksident tragjik i mori jetën.

   Policia franceze nisi kontrolle masive në disa impiante të menaxhuara nga kompania e produkteve të bulmetit “Lactalis”, si pjesë e një

   Dogana franceze sekuestroi 539 kilogramë kokainë, me një vlerë prej miliona eurosh në tregun klandestin, në fillim të javës pranë Perp

Gjatë vizitës së tij në Kili, Papa Francesku është goditur me një objekt në fytyrë teksapërshëndete njerëzit.

Një prift ortodoks i akuzuar për marrëdhënie seksuale me fëmijë të mitur është dënuar me 14 vjet burg.

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se dëshiron që në Shtetet e Bashkuara të ketë imigrantë nga kombet e gjithë botës, transmeton