Braziliani 29-vjeçar ka ndërruar jetë në spital, pasi dyshohet se është sulmuar para një dyqani, një goditje brutale që e la në gjendje kome për 12 ditë.

Ivan Susin, 29-vjeç ishte ulur së bashku me miqtë e tij në një stol jashtë një dyqani me shishqebap, kur dy burra iu afruan grupit.

Sipas policisë, njëri prej burrave kishte një mjet të ftohtë në duart e tij, para se të ndodhte kaosi.

Susin afrohet pranë sherrit dhe fillon të godasë, por më pas u grushtua në fytyrë në mënyrë barbare. 29-vjeçari bie në tokë, përplas kokën dhe humb menjëherë ndjenjat (shih videon këtu).

Ivan u dërgua menjëherë në Spitalin e Gold Coast në një gjendje të rëndë për jetën, ku qëndroi në koma për 12 ditë.