Pesë pacientë kanë humbur jetën në Rusi, si pasojë e një zjarri që ra në spitalin Covid në St Petersburg, ndërsa nuk dihet numri i të lënduarve.

Sipas BBC, shkak i zjarrit ishte një qark i shkurtër në një ventilator.

“Flakët tani janë vënë nën kontroll, ndërsa  150 njerëz janë evakuuar nga spitali”, tha ministria e urgjencës së vendit. 

Kujtojmë që deri më tani në Rusi 2,009 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi, ndërsa 221,344 janë të infektuar.