Përfundojnë hetimet për vrasjen e studentes

15/06/2019 - 18:41

Pas 8 muajsh kanë përfunduar hetimet për vrasjen e studentes Eleni Topaloudi, ngjarje e ndodhur në ishullin Rodos të Greqisë më 28 Nëntor 2018.

Dosja hetimore është dërguar për gjykim në Gjykatë dhe të pandehur janë 21-vjeçari grek Manolis Koukouras dhe shqiptari Aleksandër Luca 20 vjeç. Gjatë këtyre muajve, hetuesit kanë mbledhur prova dhe materiale, sipas të cilave, dy të rinjtë kanë dhunuar dhe vrarë studenten 21-vjeçare. Në dosje janë edhe komunikime të shqiptarit dhe shokut të tij grek që kanë biseduar me studenten para se ajo të vritej.

Po kështu, kamerat e sigurisë në rrugë kanë filmuar edhe momentin kur shqiptari shfaqet në makinë me studenten. Megjithatë, Aleksandër Luca dhe Manolis Koukouras akuzojnë njëri-tjetrin për vrasjen e studentes, edhe pse pranojnë se kanë qenë bashkë me të mbrëmjen e 28 Nëntorit. Prindërit e vajzës kërkojnë drejtësi dhe dënimin maksimal për fajtorët.

Trupi i Eleni Topaloudit u gjet i hedhur në shkëmbinj në det. Pasi ishte dhunuar nga dy të rinjtë, ata e kishin lidhur nga këmbët dhe trupin e kishin hedhur në det. Ekspertiza mjeko-ligjore konfirmoi se vdekja ishte shkaktuar nga mbytja. Që do të thotë se studentja ka qenë gjallë në momentin kur e hodhën në det, edhe pse kishte pësuar dëmtime të rënda për shkak të dhunimeve. 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kryeministri i Anglisë, Boris Johnson, u “zu ngushtë” nga një person teksa po vizitonte spitalin ‘’Whipps Cross’’.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump emëroi Robert C O’Brien, si këshilltar për Siguri Kombëtare.

Ish-kryeministri italian, Matteo Renzi shpalli formimin e një partie të re pas largimit nga demokratët.

Një operacion antimafia u krye në qytetin e Palermos nga policia italiane të cilët arritën të arrestonin 11 persona me akuzën për zhvatje

Parlamenti Evropian mbështeti emërimin e Christine Lagarde si presidente e ardhshme e Bankës Qendrore Evropiane, duke i hapur rrugën që t

Një nga vullkanet më aktive në Japoni, Sakurajima ka shpërthyer, duke ngritur një re hiri në të paktën 2.000 metra lartësi mbi krater.

Anëtarët e sindikatës së Bashkuar të Punëtorëve të Industrisë së Automobilëve (UAW) filluan sot grevën ndaj kompanisë General Motors, ndë

Çmimet e naftës u rritën gati 20% në një moment të hënën gjatë shkëmbimeve në bursë.