Përgjaken Pashkët në Sri Lanka pas gjashtë shpërthimeve të njëpasnjëshme që ndodhën këtë të diel në të paktën tre kisha dhe në tre hotele. Njëri prej sulmeve ndodhi në kryeqytetin Colombo dhe të tjerët në hotele të frekuentuara nga turistët, duke shkaktuar të paktën 100 viktima.

BBC raporton se përveç viktimave ka dhjetëra të plagosur, siç raportojnë burimet e spitaleve lokale. Forcat e sigurisë dyshojnë se dy nga shpërthimet në kisha janë akt i grupeve terroriste.

Një nga kishat e prekura, Sant’Antonio, dhe të tre hotelet janë në Kolombo dhe frekuentohen nga turistë të huaj. Dy kishat e tjera gjenden në Negombo, një qytet me shumicë katolike në veri të kryeqytetit dhe tjetri në qytetin lindor të Batticaloa.

Imazhet në mediat sociale treguan pamjet brenda një prej kishave – St Sebastian në Negombo, me një tavan të copëtuar dhe gjak në pllakat. Mediat e Sri Lankës raportojnë se turistët e huaj mund të jenë ndër viktima.