Shirat intensiv që kanë përfshirë pothuajse të gjithë Italinë kanë sjellë probleme të mëdha në qarkullimin e mjeteve duke paralizuar shumë zona dhe duke sjellë edhe dëme materiale.

Në këtë video të publikuar nga mediet italiane, lumi Marangone duket se është fryrë së tepërmi nga prurjet e reshjeve në Civitavecchia dhe Santa Marinella.

Uji i furishëm ka marrë përpara gjithçka, madje dhe ambulanca rrezikoi të merrej nga rrjedha. Stuhia detare në Santa Marinella ka bërë që deti të dalë deri lart në plazhe.