Për të dytën ditë radhazi, autoritetet shëndetësore në Spanjë kanë raportuar vetëm një viktimë nga koronavirusi. Ministria e Shëndetësisë në Spanjë deklaron se në javën e fundit kanë humbur jetën 38 persona.

Ndërkohë, edhe rastet e reja kanë pësuar rënie, pasi në 24 orët e fundit ishin vetëm 182 persona, ndërsa një ditë më parë ishin 231. Shumica e të prekurve të rinj janë në Madrid dhe në Katalonjë.

Që nga fillimi i pandemisë, në Spanjë kanë ndërruar jetë 27,119, ndërsa numri total i të prekurve me Covid-19 është 237,906 persona.