Tre persona u vranë dhe të paktën 16 të tjerë u plagosën kur dy autobusë, njëri prej të cilëve turistik, u përplasën me njëri-tjetrin të hënën në lagjen e Kuinsit në Nju Jork.

Autoritetet mendojnë se shpejtësia mund të ketë qenë shkak i aksidentit. Mes viktimave është një kalimtar i paidentifikuar, i cili u përplas nga njëri prej autobusëve, duke humbur jetën në vend.

Shoferi i autobusit turistik dhe një pasagjer u shpallën të vdekur më vonë në spital. Ndërkaq, viktimat e tjerë kanë marrë plagë, nga të lehta në kritike.

Autoritetet thanë se zjarrfikësit shuan një vatër të vogël zjarri e krijuar pas përplasjes së autobusëve.