Dy autobusë janë përplasur me njëri-tjetrin, duke i marrë jetën 22 personave dhe plagosur 37 të tjerë në Bolivi.

Sipas autoriteteve vendase, autobusët janë përplasur kokë më kokë me njëri- tjetrin, përgjatë rrugës që lidh dy qytetet Oruro dhe Potosi.

Të lënduarit janë transportuar për në spital. Aksidente të tilla janë bërë gjithnjë e më të zakonshme në Bolivi.