Në sheshin qendror të Firencës shpërthyen përleshje, kur një grup prej rreth 2 mijë manifestuesish të majtë nuk u lejuan t’i afrohen një takimi elektoral që zhvillonte Ministri i Brendshëm, Mateo Salvini për zgjedhjet europarlamentare.

Manifestuesit mbanin në duar parulla ku Salvini akuzohej për racizëm, nacionalizëm e ekstremizëm. Kritika ndaj kreut të Lega Nord shprehu edhe komuniteti katolik, pasi shfaqjes me rruzare përpara mbështetësve në Milano, të cilëve iu drejtua me këtë mesazh…

“Unë personalisht ia besoj Italinë, jetën time dhe tuajën, zemrës së papërlyer të Marisë, e cila jam i sigurtë se do të na sjellë fitoren”.

Drejtues të shoqatave të lidhura me Kishën Katolike akuzuan Salvinin se po bën politikë duke keqpërdorur emrin e shenjtorëve. Në revistën “Familia Kristiana” shkruhet se “teksa Salvini i jepej zemrës së papërlyer të Marisë, ai shkel të drejtat e njeriut duke bllokuar hyrjen e të përvuajturve në portet italiane”. Populistët e Lega Nord kryeson sondazhet për zgjedhjet e 26 Majit të Parlamentit Europian.