Përshkallëzohen protestat në Hong Kong, anulohen të gjitha fluturimet

13/08/2019 - 19:20

Të gjitha fluturimet që nisen nga aeroporti ndërkombëtar i Hong Kongut janë anuluar të martën për të dytën ditë me radhë, pasi demonstruesit pro-demokracisë morën përsëri nën kontroll terminalin kryesor të objektit.

Vendimi i autoritetit të aeroportit u mor pak minuta pasi pezulloi të gjitha shërbimet e kontrollit të udhëtarëve, kur protestuesit nuk i lejuan pasagjerët të hynin në portat e nisjes dhe këshilluan njerëzit të mos vinin në aeroport.

Aeroporti ishte duke u përpjekur të kthehej në gjendje normale dhe ishte rihapur pas anulimit të qindra fluturimeve për shkak të një demonstrate të ngjashme. Disa udhëtarë të zemëruar që mezi prisnin të largoheshin nga Hong Kongu u grindën me protestuesit ndërsa demonstratat e së martës po shkallëzoheshin.

Mbyllja e paprecedent e njërit prej aeroporteve më të ngarkuar të botës erdhi si shtrirje e protestave në rrugë që kanë përfshirë këtë territor kinez prej më shumë se dy muajsh. Të hënën, dhjetra protestues u plagosën, pasi policia përdori gaz lotsjellës dhe municion jo-vdekjeprurës kur protestuesit bllokuan rrugët dhe kundërshtuan urdhrat e policisë për t’u shpërndarë.
Reagime kundër dhunës në protesta

Protestat në Hong Kong kanë nxitur reagime nga Shtetet e Bashkuara që kërkojnë nga palët të distancohen nga dhuna. Ndërkohë Kanadaja ka paralajmëruar Kinën që të jetë e kujdesshme në mënyrën se si trajtohen protestuesit. Këto thirrje vijnë pasi mijëra protestues kanë penguar fluturimet në aeroportin ndërkombëtar të Hong Kongut. Situata shkaktoi përleshje mes demonstruesve dhe policisë. Kjo është java e dhjetë që kur nisën protestat mbi një projektligj që do t’i mundësonte Kinës të ekstradojë nga Hong Kongu persona të dyshuar për vepra penale. Demonstruesit këtë e shohin si shtrirje të ndikimit kinez në qytet. Edhe pse projektligj është pezulluar, protestat vazhdojnë me kërkesën për më shumë demokraci.

Ashpërsohen edhe më shumë përpjekjet e policisë në Hong Kong, për të shtypur protestat që tashmë kanë hyrë në javën e dhjetë.

Kjo si kundërpërgjigje ndaj bllokimit që demonstruesit i bënë aeroportit nëdrkombëtar, duke paralizuar trafikun ajror.

Disa qytetarë kërkuan ndihmën amerikane.

“Mendoj se ata duan të marrin vëmendjen e amerikanëve dhe po kërkojnë ndihmë nga disa shoqata që mbrojnë të drejtat e njeriut në Amerikë”, tha një protestuese e maskuar.

“I mbajnë këta flamuj që të kërkojnë ndihmë nga amerikanët. SHBA-të përfaqësojnë lirinë, mendoj se kjo është arsyeja”, tha një protestuese tjetër poashtu në kushte anonimiteti.

Deri tash, Presidenti Trump ka minimizuar rolin e SHBA-së në këtë situatë.

“Çështja i takon Hong Kongut dhe Kinës, sepse Hong Kongu është pjesë e Kinës. Duhet të përballen vetë, nuk kanë nevojë për këshilla”, thotë Presidenti Trump.

Një zyrtar i paidentifikuar amerikan, ka kërkuar nga palët të distancohen nga dhuna dhe që të respektohen pikëpamjet e ndryshme politike.

Ndërkohë, udhëheqësi i shumicës në Senat, Mitch McConnel ka shkruar në Twitter se mbështet popullin e Hong Kongut dhe se masat e dhunshme janë të papranueshme.

Dallimet në reagime të zyrtarëve të lartë të Shteteve të Bashkuara janë kritikuar nga artisti i përndjekur nga Kina, Ai WeiWei.

“Ata duhet të mbështesin lirinë dhe demokracinë dhe lirinë e fjalës. Është e rëndësishëme se çfarë sinjali i jep një superfuqi një shoqërie autoritare. Do të kushtoj me më shumë jetë dhe gjakë”, tha artisti disident nga Kina, Ai Weiwei.

Në protestat që filluan kundër një projektligji të ekstradimeve që tashmë është pezulluar, kërkohet më shumë demokraci dhe marrje të përgjegjësisë për dhunën që policia përdori për të shtypur këto demonstrata.

Nga ana tjetër, autoritetet në Pekin nuk japin shenja të tërheqjes, dhe u referohen protestave si terrorizëm./Voa

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Tetë persona kanë vdekur dhe dhjetë të tjerë kanë shpëtuar pas shpërthimit të një zjarri në një hotel në Odesa, njoftoi shërbimi ukrainas

Reshje të mëdha janë raportuar sot në Stamboll, me përmbytje në disa zona si dhe Pazarin e Madh, ndërsa zyrtarët thanë se një burrë u gje

Koreja e Veriut ka hedhur poshtë çdo negociatë të mëtejshme me Korenë e Jugut, duke thënë se vendimi bëhet “plotësisht me fajin e veprime

Giuseppe Conte, kryeministri i Italisë, është shprehur se gjashtë vende të BE-së kanë rënë dakord që të marrin rreth 150 migrantë të cilë

Katër nga pesë të dyshuarit për vrasjen e gazetarit sllovak, Jan Kuciak dhe të dashurës së tij, Martina Kusnirova një vit më parë, po për

Xhihadistët kanë rrëzuar një aeroplan të qeverisë siriane dhe kanë zënë rob pilotin, i pari i këtij lloji pas përshkallëzimit të konflikt

Teoritë rreth vdekjes së financierit Jeffrey Epstein, i cili ishte në qendër të një çështje gjyqësore me akuzat e trafikimit për seks, ka

Japonia ka këshilluar më shumë se 300,000 persona që të largohen nga shtëpitë e tyre, ndërsa kompanitë ajrore kanë anuluar qindra fluturi