Pfizer bën gati planin e ri: Shpërndarja e dozave të vaksinave do të vonohet vetëm një javë

16/01/2021 - 18:50

Kompania farmaceutike Pfizer ka marrë menjëherë masat për të vijuar shpërndarjen e dozave të vaksinave kundër koronavirusit në BE dhe ka prezantuar planin që tregon se do dërgesat e reduktuara do të zgjasin vetëm një javë.

Shumë shtete të BE shfaqën pakënaqësi me deklaratën e mëparshme të kompanisë se shpërndarja e vaksinave në Europë do të ishte e reduktuar për 3-4 javë për shkak të rritjes së kapaciteteve prodhuese.

"Pfizer dhe BioNTech kanë zhvilluar një plan për të rritur kapacitetet prodhuese në Europë dhe të dërgojmë sa më shumë doza. Ne e kuptojmë që ndryshimi në dërgimin e dozave ka potencial të krijojë pasiguri. Megjithatë, ne mund të konfirmojmë se  të gjitha dozat e planifikuara më parë do të dorëzohen në Britaninë e Madhe ashtu siç ishte planifikuar. Ne do të kthehemi tek dërgesa e premtuar për Bashkimin Europian nga 25 Janari, ndërsa do të rrisim dozat duke nisur nga 15 Shkurti. Për të bërë këtë, disa ndryshime në proceset e prodhimit janë të domosdoshme.", tha një zëdhënës i Pfizer

Kujtojmë se gjashtë kombe e quajtën situatën “të papranueshme” dhe paralajmëruan se po “ulte besueshmërinë e procesit të vaksinimit”. Suedia, Danimarka, Finlanda, Lituania, Letonia dhe Estonia i kërkuan BE të ushtrojë presion mbi Pfizer-BioNTech.

Në një letër drejtuar komisionit Evropian gjashtë ministrat e Shëndetësisë i bënë thirrje Brukselit të sigurojë transparencë dhe stabilitet. Edhe në Itali, lajmi nuk u prit mirë pasi nga e hëna në vend supozohej se do të arrinin 29% më pak shishe vaksinash sesa përcaktohet në kontratë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Më shumë se 70,000 njerëz kanë humbur jetën nga Covid-19 në Gjermani.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Itali kanë humbur jetën 246 pacientë me Covid-19.

Mjekët italianë dhe shkencëtarë të tjerë thonë se, sipas hulumtimit nga profesionistë të shëndetit të cilët zhvilluan vaksinën koronaviru

Dënohet me 3 vite burg ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy, i cili është shpallur fajtor mbi akuzat e përpjekjes për të korruptuar nj

Europa duhet të përgatitet plotësisht për të menaxhuar një epokë të pandemive, edhe kur Covid-19 të jetë mundur, deklaroi për "Financial

Qeveria finlandeze e ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në vend për shkak të rritjes së infeksioneve me coronavirus.

Takis-Rottapharm është vaksina italiane e cila po testohet si fillim në pjesën veri-lindore të Milanos.

Vijon tensioni i lartë mes Greqisë dhe Turqisë. Që të dy vendet janë duke zhvilluar stërvitje të mëdha ushtarake në Egjeu.

Berberët dhe parukeritë në Gjermani të cilët janë mbyllur që nga mesi i dhjetorit për shkak të pandemisë së koronavirusit të hënën do të

Ish-Presidenti i SHBA, Donald Trump u shfaq të dielën si republikani dominues i vendit, me përpjekjen që partia të fitojë përsëri kontrol