Portali "DurrësLajm" kërkon të punësojë një gazetar/e për web, të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën e email: [email protected]

Pfizer vonon vaksinat, Italia gati të ndërmarrë veprime ligjore

20/01/2021 - 12:19

Italia është e gatshme të ndërmarrë veprime ligjore kundër Pfizerit gjatë ditëve të ardhme për shkak të ngadalësimit që kompania amerikane i ka bërë dorëzimit të vaksinave. Njoftimin e bëri i dërguari i posaçëm për emergjencat, Domenico Arcuri.

“Kemi pasur solidaritet unanim nga të gjithë krerët e rajoneve dhe provincave autonome të vendit tonë gjatë takimit me ministrat Roberto Speranza dhe Francesco Boccia. Mbrojtja e shëndetit të qytetarëve italianë nuk është një çështje e diskutueshme. Fushata e vaksinimit nuk mund të ngadalësohet, aq më pak për administrimin e dozave të dyta për shumë italianë të cilëve tashmë u është dhënë e para.

Për fat të keq, bisedimet me Pfizerin nuk patën rezultatin që shpresonim, e madje ka njoftuar reduktim të mëtejshëm të dërgesave. Si pasojë u diskutua se çfarë veprimesh të ndërmerren për të mbrojtur qytetarët italianë dhe shëndetin e tyre, duke përfshirë dhe veprimet ligjore”, tha ai.

Vonesat në shpërndarjen e vaksinës nga kompania Pfizer, po shkaktojnë shqetësim në pjesë të ndryshme të Europës. Një sërë vendesh europiane janë shprehur të zemëruara pas njoftimit se dërgesat do të zvogëlohen përkohësisht duke qenë se kompania po punon për një linjë të re prodhimi. Për rrjedhojë, Pfizeri ka zvogëluar në këto momente punën në fabrikën e tij në Belgjikë.

Përballë kritikave, Europa u vu në lëvizje për t`i kushtuar vëmendjen e duhur dhe Ballkanit, sic e pohoi një ditë më parë komisioneri Oliver Varhelyi, i cili deklaroi se Komisioni Evropian do të ngrejë një mekanizëm për të strukturuar sigurimin e vaksinave të ndara nga shtetet anëtare, me vëmendje të veçantë tek Ballkani Perëndimor dhe fqinjët. Ai shtoi se do të shqyrtohen mundësi të mëtejshme për të siguruar vaksinat sa më herët.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Krerët e partive CDU dhe CSU kërkojnë që çështja e kandidatit për kancelar në zgjedhjet e ardhshme nga partitë e Unionit të zgjidhet sa m

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson nuk do të marrë pjesë në funeralin e Dukës së Edinburgut, i cili do të mbahet të shtunën

Ministri ukrainas i mbrojtjes tha të shtunën se vendi i tij mund të provokohet për shkak të tensionimit nga Rusia të gjendjes në zonën e

Të paktën shtatë persona humbën jetën pasi një tërmet me magnitudë 6 goditi brigjet e ishullit kryesor të Indonezisë, Java, të shtunën, n

E gjithë Italia është kthyer në zonë portokalli, me vetëm katër rajone që mbeten ende të kuqe.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) nuk rekomandon imunizimin kundër COVID-19 me dy lloje të vaksinës.

Kompania Pfizer dhe partneri i saj gjerman BioNTech u kërkuan të premten rregullatorëve amerikanë që të lejojnë përdorimin emergjent të v

Për herë të parë një pacientit të infektuar me llojin e ri të koronavirusit (Covid-19) iu bë transplanti i indit të mushkërive nga donato

Autoritetet shëndetësore në Itali gjatë 24 orëve te fundit kanë konfirmuar 18,938 raste të reja me koronavirus, duke shënuar rritje kraha

George Floyd vdiq nga mungesa e oksigjenit e shkaktuar nga gjuri që i shtrëngonte qafënndërsa ishte i shtrirë në trotuar, tha në dëshminë