Plani për Brexit pa marrëveshje, Britania e Madhe mund të përballet me mungesa ushqimesh e ilaçe

12/09/2019 - 12:50

Planet e Qeverisë britanike për largim nga Bashkimi Evropian pa marrëveshje, tregojnë vështirësi të mundshme në sigurimin e ilaçeve dhe një sasie të ushqimit të freskët si dhe paralajmërojnë mundësinë e organizimit të protestave në këtë shtet.

Dokumenti i publikuar të mërkurën mbrëma është thënë të jetë hartuar më 2 gusht, nëntë ditë pasi Boris Johnson ka fituar postin e kryeministrit dhe ka krijuar bazën e planeve në rastit të Brexitit pa marrëveshje.

Aty thuhet se sipas skenarit më të keq, bizneset mund të përballen me ulje të të hyrave për shkak të dilemave derisa të finalizohet Brexiti. Shtetasit britanikë po ashtu mund të jenë subjekte të rritjes së kontrolleve në kufijtë në Bashkimin Evropian.

Përveç tjerash aty janë përmendur edhe problemet me furnizim me naftë si dhe është thënë se paniku i blerjes së tepërt mund të rezultojë me mungesa në disa pjesë të shtetit.

Ky dokument është publikuar për herë të parë në të përditshmen, Sunday Times më 18 gusht. Michael Gove, ministri britanik i angazhuar për përgatitje në rast të Brexitit pa marrëveshje, ka thënë se këto paralajmërime janë të vjetra dhe nuk reflektojnë nivelin aktual të punës.

Partia Laburiste që është në opozitë ka thënë se dokumenti ka konfirmuar rreziqet e mëdha të Brexitit pa marrëveshje.
“Është absolutisht e papërgjegjshme që qeveria ka tentuar të injorojë këto paralajmërime dhe të parandalojë publikun që të mos shohë këto të dhëna”, ka thënë zëdhënësi i laburistëve për Brexit, Keir Starmer.

Vendimi për largim të Britanisë nga blloku evropian ka ardhur pasi 52 për qind e votuesve kanë votuar për dalje të Britanisë nga BE-ja kundruall 48 për qind që kanë kundërshtuar atë, në referendumin e mbajtur më 2016.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Të hënën autoritetet sllovake ngritën akuza ndaj një biznesmeni të njohur si dhe tre personave të tjerë të dyshuar për vrasjen vitin e ka

“Afganët nuk duhet ta perceptojnë tërheqjen e papritur dhe gati të plotë të forcave amerikane nga Siria, si pararendëse të asaj që e pret

Rrugët e Madridit, kryeqytetit spanjoll, u pushtuan nga një numër i stërmadh delesh, për Festën e Trashumançias.

Stuhi të forta dhe reshje të dendura goditën veriun e Italisë prej orëve të para të mëngjesit, duke u dhënë fund ditëve me diell të këtij

Një tragjedi është parandaluar në SHBA nga një mësues i fizkulturës, i cili është edhe trajner i ekipit të futbollit që ka rrezikuar jetë

Japonia zyrtare thotë se nuk do të bëhet pjesë e koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara për të mbrojtur transportin e mallrave

Qindra mijëra britanikë u bashkuan dje në një marshim për një referendum të dytë mbi Brexit-in, pasi deputetët votuan kundër marrëveshjes

15 njerëz u vranë dhe 6 të tjerë janë shpallur të humbur pasi një digë e ndërtuar në mënyrë të paligjshme u rrëzua në një minierë ari art

Qeni antidrogë nxjerr zbuluar transportuesen e lëndës narkotike. Shtetasja angleze është kapur në autobusin e linjës Paris-Bruksel.