Plumb në zarf Mateo Salvinit, ministri: Ata nuk më trembin

21/05/2019 - 17:16

Një zarf me një plumb 9 kalibër drejtuar Matteo Salvinit u sekuestrua në Qendrën Postare të Romës, në Piazzale Ostiense. Zarfi me plumb u kap nga skuadra speciale e Policisë së Shtetit italian.

Ministria e brendshme e dha lajmin, duke thënë se zarfi me plumb brenda ishte një kërcënim i qartë ndaj numrit një të Ministrisë. Pakoja ishte e dyshimtë për hetuesit, pasi nuk kishte dërgues dhe as ndonjë shenjë verifikuese të qartë, raporton agjencia e lajmeve ANSA.

Menjëherë pas kësaj, ka reaguar ministri Salvini.“Ata po më kërcënojnë dhe mendojnë se unë kështu trembem. Mirëpo, ata nuk më trembin dot, asesi”, ka deklaruar ai.

“Më shumë se një politikë që shpesh është hipokrite, besoj në solidaritetin e miliona italianëve të respektuar të cilët do të votojnë të dielën”, shtoi Salvini.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kancelarja gjermane Angela Merkel duket se ka probleme serioze me shëndetin pasi është parë përsëri duke u dridhur në një ceremoni në Ber

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, pranoi të mërkurën se ajo mund të detyrohet të heqë dorë nga zgjedhja e saj për liderin e ardhshëm të

Një fotografi e babait dhe vajzës së tij të vogël të mbytur në lumë në kufirin Meksikë-SHBA, po trondit mbarë opinionin publik.

Presidenti i SHBA-së Donald Trump i shtoi kërcënimet kundër Iranit të martën, duke thënë se një sulm i Teheranit ndaj “çdo gjëje amerikan

Në paraqitjen e tij të parë në publik pas humbjes së partisë së tij në zgjedhjet e përsëritura për Kryetarin e Bashkisë së Stambollit, Pr

Një qytet i tërë është evakuar pas shpërthimit të një depoje të madhe armësh.

Vajza e ish-presidentit të Uzbekistanit, Islam Karimov, për një periudhë i shumë pushtetshëm përpara se të humbiste privilegjet dhe të bu