"Po përgatitemi për betejën e Milanos!" Italia njeh veç rritje tek rastet e reja dhe vdekjet nga Covid-19

22/10/2020 - 18:20

Nuk njeh më zbritje bilanci italian i koronavirusit. Janë më shumë se 16 mijë rastet e regjistruara në 24 orët e fundit nga autoritetet shëndetësore, me më shumë se 177 mijë testime të kryera.

Në rritje edhe viktimat, 136, shifra që nuk regjistroheshin nga maji i kaluar. Po mbushen ndërkohë edhe sallat e terapisë intensive, ku ndodhen aktualisht 992 persona.

Ndërkohë rriten rastet në Veneto (1325), Toskana (1145), Lacio (1251) dhe Kampanja (1541), por është sërish Lombardia dhe veçanërisht metropoli kryesor i Italisë së veriut, Milano, që rrezikon të shndërrohet në një vatër infektimi me pasoja të paparashikueshme.

Sot në Lombardi u regjistruan 4126 pozitivë, kryesisht në Milano. Sipas Massimo Galli, drejtori i spitalit të sëmundjeve infektive “Sacco”, “po përgatitemi për betejën e Milanos. Herën e kaluar e kemi shmangur nga mbyllja e shpejtë e qytetit. Por tashmë qarkullimi në qytet është shumë i madh, do na duhet të hapim reparte të reja për COVID. Mund të bëhej diçka më shumë dhe më parë”.  

Autoritetet bënë të ditur edhe bilancin tragjik të mjekëve që kanë ndërruar jetë për shkak të pandemisë, që nga shkurti janë 182.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Autoritetet policore në Itali kanë publikuar së fundmi një foto të 35-vjeçarit i quajtur Andrea Pignani, që qëlloi për vdekje me armë një

Presidenti Joe Biden theksoi të hënën përkushtimin e Shteteve të Bashkuara ndaj aleancës së NATO-s, në hapje të takimit në të cilin organ

Pas votimit të qeverisë së re, ish-kryeministri i Izraelit, u ul sërish në karrigen e kryeministrit, por një person, i tregoi që ai nuk m

Tre institucionet e BE-së, Parlamenti Evropian , Këshilli i BE dhe Komisioni Evropian, të përfaqësuar nga presidentët e tyre morën pjesë

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, u bëri thirrje vendeve anëtare që t’i përgjigjen rritjes së ndikimit të Kinës.

Ambasada e Kinës në Londër e dënoi një deklaratë të grupit të vendeve më të industrializuara (G7), duke e cilësuar si “ndërhyrje bruto” n

Presidenti i SHBA, Joe Biden të dielën pas Samitit të G7 takoi Mbretëreshën e Britanisë së Madhe, Elizabetën ll.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka thënë se vendi i tij është i gatshëm të dorëzojë kriminelët kibernetikë në Shtetet e Bashkuara, po

Ditën e sotme pritet të mbahet Samiti i NATO-s, ku liderët europianë dhe Presidenti i SHBA, Joe Biden janë zhvendosur nga Cornwall në Bru

Me 60 vota pro dhe 59 kundër, parlamenti izraelit ka miratuar qeverinë e re mbrëmjen e së dielës, sipas orës lokale, duke i dhënë fund qe