Dy pasagjerë të bllokuar në anijën karantinë në Japoni kanë vdekur prej koronavirusit. Të dy viktimat rreth moshës 80 vjeç janë nga Japonia, raportohet në mediat lokale.

Të paktën 621 njerëz rezultuan pozitvë ndaj koronavirusit kur iu nënshtruan analizave. Anija me të cilën udhëtonin, “Diamond Princess” u kthye në karantinë.

“Diamond Princess” kishte gjithsej 3,700 persona në bord dhe ata që rezultuan negativ u liruan 14 ditë pas qëndrimit në karantinë. Lirimi i pasagjerëve vijon akoma.

Ndërkohë në Kinë aty ku ka shpërthyer edhe virusi është shënuar rënie në numrin e rasteve të reja. Koronavirusi njihet me emrin zyrtar Covid-19.