Një patrullë karabinierësh në Monteverde, Itali kanë tentuar të ndalojnë një mjet që nuk iu përgjigj sinjalit për të ndaluar në postbllok.

Madje, drejtuesi i mjetit tentoi të shtypte një nga karabinierët. Ky i fundit, pasi u shmang, qëlloi në drejtim të mjetit që po largohej, por plumbat kapën nënë e bijë që po udhëtonin me një motor.

Dy gratë janë dërguar me urgjencë në spitalin San Camillo dhe fatmirësisht nuk janë në gjendje të rëndë.

Kanë qenë pikërisht karabinierët e angazhuar në operacionin për ndalimin e mjetit që arriti të arratisej, që shoqëruan në spital dy të plagosurat.