28/02/2021 - 19:06
Policia në Portin e Messinës në Siçili ka kapur 30 kilogramë marijuanë, që dy korrierë kanë tentuar që t’i transportojnë me ambulancë.
Oficerët e policisë kanë vendosur të kontrollojnë ambulancën, për shkak se qentë e tyre kishin filluar që të afrohen në automjet, për shkak të erës që vinte nga andej, shkruajnë mediat e vendit fqinj.
Pas kontrollit, policia gjeti në auto-ambulancë 50 pako me 30 kilogramë drogë, ndërsa dy persona u arrestuan. Sipas vlerësimit të policisë, nëse kjo drogë do të shitej në treg, do të kapte vlerën e 300 mijë eurove.
/portali DurresLajm/