Policia shkatërron kampin e emigrantëve me dhunë

24/11/2020 - 12:12

Policia franceze shkatërroi me dhunë një kamp të improvizuar të emigrantëve duke u përplasur me ta dhe aktivistët që i mbështesnin.

Ngjarja ndodhi natën e kaluar në Paris, ku dhjetëra çadra të vogla dhe më shumë se 2000 persona u larguan nga “Place de la République” në mënyrë të dhunshme nga policia franceze.

Menjëherë ka ardhur edhe reagimi i Ministrit të Brendshëm francez Gérald Darmanin, i cili përmes një postimi në Twitter është shprehur se disa nga skenat ishin “tronditëse” dhe urdhëroi policinë të siguronte një raport të plotë mbi veprimet e tyre.

Bashkë me emigrantët ishin bashkuar edhe vullnetarë vendas, të cilët brohorisnin “letra për të gjithë, strehim për të gjithë”, ndërkohë që policia filloi të përdorë gaz lotsjellës dhe dhunë fizike kundrejtë tyre.

Kampi i ri i shkatërruar mbrëmë në Paris, ishte ngritur 1 javë pasi policia kishte shpërbërë edhe një kamp tjetër më të madh të paligjshëm të emigrantëve, pranë stadiumit kombëtar francez të sporteve në Parisin verior.

Emigrimi masiv nga Mesdheu, i nxitur nga lufta civile Siriane dhe konflikte të tjera, tani ka rënë, por shumë azilkërkues ende jetojnë në kushte të pasigurta në Evropë, të pastrehë dhe të papunë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Zyrtarët afganë thanë se një automjet që transportonte punonjës afganë të ambasadës italiane në Kabul, është sulmuar me bombë.

Komisioni Evropian propozoi një paketë të re masash për kufizimin e udhëtimeve, me qëllim frenimin e përhapjes së llojit të ri të koronav

Presidenti meksikan, Andres Manuel Lopez Obrador u bë lideri i fundit botëror i prekur nga koronavirusi, por siç tha ai, simptomat ishin

Takimi Greqi-Turqi i mbajtur ditën e sotme në Stamboll në lidhje me çështjen e detit ka përfunduar pas mbi 3 orësh bisedime.

Një diplomat i lartë është arratisur nga Koreja e Veriut dhe tashmë mësohet se është vendosur në Korenë e Jugut bashkë me familjen e tij.

Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte, është afër dorëheqjes.

Shkencëtarët britanikë kanë theksuar se është thelbësore të njohim simptomat e infeksionit sa më shpejt të jetë e mundur me një lloj të r

Gjermania do të bëhet shteti i parë anëtar i BE-së që fillon përdorimin e trajtimit eksperimental me antitrupa, që ndihmuan ish-president

CNN i ka kushtuar një artikull të veçantë pasaportës së vaksinimit dhe lidhjes së saj me pushimet e ardhshme verore.

Presidenti dhe 4 futbollistët e Palmas Fútbol y Regatas, anëtarë në divizionin e katërt të futbollit brazilian, vdiqën këtë të diel në nj