Një politikan meksikan u qëllua për vdekje, teksa po bënte një selfie me një nga mbështetësit e tij.

Fernando Purón, ish-kryebashkiaku i Piedras Negras, aktiv në çmontimin e krimit të organizuar, kishte marrë pjesë në një debat në Kongres të premten, kur u qëllua për vdekje.

Vrasja e politikanit është fiksuar nga kamerat e sigurisë, që tregojnë një burrë me mjekër me kapele që ecën mbrapa 43-vjeçarit dhe e gjuan atë në pjesën e pasme të kokës.

Purón vdiq rrugës për në spital.

Vdekja e tij e bën atë kandidatin e 112-të politik të vrarë në Meksikë që nga shtatori i vitit të kaluar.