Pompeo paralajmëron Rusinë

08/08/2020 - 20:58

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo ka paralajmëruar Ministrin e Jashtëm të Rusisë lidhur me pretendimet për pagesa për militantët taleban për të vrarë trupat amerikane në Afganistan, sipas gazetës “The New York Times”.

Gazeta njoftoi të premten se kryediplomati Pompeo e paralajmëroi Ministrin e Jashtëm rus Sergey Lavrov gjatë një telefonate me 13 korrik, sipas citimeve nga zyrtarë të paidentifikuar amerikanë.

Raporti thoshte se ky është rasti i parë i ditur deri tani që një zyrtar i lartë amerikan paralajmëron Rusinë lidhur pagesat që, sipas disa njoftimeve, Rusia u ka dhënë militantëve talebanë për të vrarë ushtarë amerikanë në Afganistan.

Më parë zoti Pompeo ka refuzuar të thotë nëse ai vetë e ka ngritur këtë temë me Rusinë. Sidoqoftë, ai i tha Komisionit të Senatit për Mardhënie me Jashtë muajin e shkuar se ai, “i ka ngritur të gjitha çështjet që rrezikojnë çdo amemrikan” sa herë që ka biseduar me kryediplomatin rus Lavrov.

Presidenti Trump i ka quajtur njoftimet e pagesave ruse për talebanët për të vrarë trupat amerikanë si “një tjetër mashtrim që lidhet me Rusinë” pavarësisht shqetësimeve nga komuniteti i zbulimit.

Presidenti u tha gazetarëve në Florida muajin e kaluar, “Asnjëherë nuk më kanë njoftuar dhe mbase ata nuk më njofuan sepse nuk e konsideruan të vërtetë. Do të bëj diçka në lidhje me të”, tha ai.

Gjatë një interviste me rrjetin “Axios in HBO”, Presidenti Trump tha se ai nuk e kishte ngritur këtë çështje gjatë telefonatës me Presidentin Vladimir Putin të Rusisë.

“Ajo ishte një telefonatë për të diskutuar gjëra të tjera dhe të themi të drejtën, ajo është një çështje për të cilën shumë njerëz thanë se ishte një lajm i rremë”,tha zoti Trump.

Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë kanë thënë se Presidenti Trump nuk u informua lidhur me dyshimet për pagesa ruse për militantët talebanë për të vrarë ushtarët amerikanë në Afganistan, sepse agjencitë e zbulimit nuk kishin arritur në një vlerësim përfundimtar. Megjithatë, disa media, përfshirë gazetën The New York Times, kanë raportuar se çështja ishte përfshirë në raportimet e shkruara ditore nga komuniteti i zbulimit për presidentin në muajin shkurt. Zoti Trump ka thënë se ai nuk ishte informuar asnjëherë përsonalisht për rastin në fjalë. Rusia ka mohuar se ka paguar militantët talebanë për vrasjen e trupave amerikane në Afganistan./VOA

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha të martën se një milion vdekje nga COVID-19 ishte “një moment shumë i trishtuar”,

Banka Botërore paralajmëroi se pandemia e koronavirusit mund t’i varfërojë 38 milionë njerëz në Azinë Lindore dhe në Paqësor.

Organizata botërore Amnesty International ka tërhequr operacionin e saj nga India. Organizata në një njoftim bën me dije se qeveria e Ind

Një gjykatë kineze ka dënuar me vdekje një mësuese në Kinë, me akuzat për helmimin e 25 fëmijëve, njëri prej të cilëve vdiq.

Holanda, nga sot, nis me zbatimin e masave të reja kundër koronavirusit, pasi numri i rasteve të reja në ditë i është afruar tashmë 3-mij

Ligjvënësit amerikanë kanë kaluar një vit plot furtuna politike, përfshirë procesin gjyqësor në Senat për shkarkimin e mundshëm të Presid

Në 24 orët e fundit Italia ka raportuar 1,494 raste të reja me koronavirus, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.

Bashkimi Evropian dhe Britania thanë se një marrëveshje pas Brexit-it është ende larg ndërkaq mosmarrëveshjet vazhduan të hënën derisa kj

Të hënën, mjekët turq i bënë gjilpërën e parë të vaksinës kundër koronavirusit të ri (COVID-19) një punonjësi shëndetësor.

Pandemia e koronavirusit vazhdon përhapjen nëpër botë, ku prej saj regjistrohen gati 1 milionë vdekje e më shumë se 33 milionë infektime.