Pompeo: Vendet që mbështesin Maduron do të paguajnë çmimin

15/04/2019 - 08:36

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo tha se Washington-i do të përdorë të gjitha mjetet ekonomike dhe politike për të ndihmuar Venezuelën.

Presidenti i kontestuar, Nicolas Maduro është duke luftuar për të mbajtur pushtetin teksa po vazhdojnë protestat masive dhe beteja politike me presidentin e vetëshpallur, Juan Guaido.

Duke folur më 14 prill në qytetin kolumbian të Kukuta, Pompeo tha gjithashtu se vendet që mbështesin Maduron do të paguajnë çmimin.

Rusia, Irani, Kina dhe Kuba janë midis vendeve që mbështesin Maduron, ndërsa Shtetet e Bashkuara, pjesa më e madhe e Evropës dhe vendet e tjera e mbështesin Guaido.

“Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të shfrytëzojnë çdo mjet ekonomik dhe politik në dispozicion për të ndihmuar popullin e Venezuelës”, tha Pompeo gjatë ndalimit përfundimtar të një udhëtimi 3-ditor në Kili, Paraguai dhe Peru.

Ai shtoi se në mesin e masave në fjalë ishin sanksionet dhe revokimet e vizave.

Maduro, mori detyrën në 2013-n pas vdekjes së Hugo Chavezit. Ai u betua për një mandat të dytë në Janar pas zgjedhjeve, të cilat u dëmtuan nga një bojkot i opozitës dhe pretendimet për manipulim të votave, duke çuar në protesta masive.

Administrata amerikane i ka thënë Moskës të tërheqë rreth 100 trupa ruse që mbërritën në vendin e Amerikës së Jugut muajin e kaluar dhe e ka akuzuar Maduron për mbajtjen afër të zyrtarëve kubanë të sigurisë dhe të inteligjencës. /REL

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, kërcënoi me dëbimin e miliona njerëzve që jetojnë ilegalisht në SHBA

Ka shkuar në 12 të vdekur dhe 125 të plagosur bilanci i viktimave pas tërmetit me magnitudë 6 ballë që goditi dje Kinën dhe qytetin e Yib

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka lëshuar një mesazh ngushëllimi për ish-presidentin e parë të Egjiptit të zgjedhur në rrugë

Mohamed Morsi, ish-presidenti i Egjiptit, ka vdekur pasi është paraqitur në gjykatë.

Të paktën 18 persona kanë humbur jetën dhe 30 të tjerë kanë mbetur të plagosur, pasi autobusi me të cilin udhëtonin u rrëzua në qytetin Z

Këto ditë është mbajtur mesha e parë në Notre Dame që nga shkatërrimi i saj në muajin prill nga zjarri masiv.

Para raundit të dytë të zgjedhjeve për kryetar të bashkisë së Stambollit, kandidati i AKP-së, Binali Yildirim në sondazhe qëndron pas kan

Një tërmet i magnitudës 7.4 goditi disa ishuj në Zelandën e Re sot dhe ekspertët thanë se kjo mund të shkaktojë ndryshime të vogla të niv

Në një përpjekje për të parandaluar ligjvënësit që të marrin pjesë në debat, dhjetëra mijëra aktivistë  bllokuan rrugët kryesore rreth se

Pas 8 muajsh kanë përfunduar hetimet për vrasjen e studentes Eleni Topaloudi, ngjarje e ndodhur në ishullin Rodos të Greqisë më 28 Nëntor