Prag lufte SHBA – Iran

21/07/2019 - 14:08

Atmosferë lufte në Lindjen e Mesme. Incidentet e njëpasnjëshme në ngushticën e Hormuzit, kanë rritur ndjeshëm tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit.

Fill pas rrëzimit të një droni iranian nga luftëanijet amerikane, Irani njoftoi se ka sekuestruar një anije naftë-mbajtëse që i përket Britanisë së Madhe, bashkë me 23 anëtarët e ekuipazhit. Provokimet e Teheranit ngjallën reagimin e ashpër të Shteteve të Bashkuara, aleatit më të madh të britanikëve. Presidenti Trump i bëri thirrje Iranit të mos bëjë veprime të pamenduara.

“Për sigurinë e tyre, shpresojmë të mos bëjnë asgjë të çmendur. Nëse e bëjnë do të paguajnë një çmim si askush më parë.”

Trump urdhëroi dërgimin e 500 trupave amerikanë në Arabinë Saudite, bashkë me sistemet raketorë Patriots, për mbrojtjen e flotës amerikane të udhëhequr nga aeroplan-mbajtësja USS Lincoln,  që ndodhet në Gjirin Persik.

Edhe ministri i jashtë britanik, Xheremi Hant, paralajmëroi Teheranin për veprimet e tij. “Jemi shumë të qartë se nëse kjo çështje nuk zgjidhet shpejt, do të ketë pasoja serioze.”

As pala tjetër nuk ka ndërmend të tërhiqet. Teherani u kundërpërgjigj menjëherë duke thënë se nuk kërkon luftë, por nuk ka frikë nga asnjë forcë.

Sakaq Britania e Madhe ka urdhëruar ndalimin e të gjitha anijeve tregtare apo naftë-mbajtëse, pasi përplasja ushtarake në këtë pikë është një hap larg.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Shtetet e Bashkuara e kanë goditur Iranin me sanksione të reja që shënjestrojnë disa kompani, të cilat akuzohen për transportimin e armëv

Numri i gazetarëve të burgosur në botë mbetet afër shifrave rekord, sipas një studimi vjetor të publikuar të mërkurën nga Komiteti për Mb

Të paktën 250 gazetarë janë të burgosur në botë, ku kryeson Kina, si një vend autoritar që nuk e toleron pavarësinë e mediave, tha të mër

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, lidhur me ndarjen e Çmimit Nobel për Letërsinë shkrimtarit të diskutueshëm austriak Peter Handke,

Duke parë lëkundjet e regjistruara së fundi duket se pas Shqipërisë vala e goditjeve po lëkund Turqinë dhe Greqinë fqinje.

Një përplasje me armë për orë të tëra ka ndodhur në New Jersey në Shtetet e Bashkuara.

Bashkimi Europian ka shpërndarë plot gjashtë miliardë euro, të premtuara për refugjatët në Turqi sipas një marrëveshjeje të bërë në vitin

Një ditë pas shpërthimit të vullkanit, Zelanda e Re është tronditur nga një tërmet i fuqishëm.

Ukraina dhe Rusia janë pajtuar të zbatojnë një armëpushim “të plotë dhe gjithëpërfshirës” në lindje të Ukrainës para fundit të vitit 2019

Një aeroplan ushtarak i nisur nga Kili me 38 persona në bord është zhdukur nga radarët.