Një avion me 139 persona në bord ishte në prag të tragjedisë teksa dështoi në ngritje, duke dalë nga pista.

Ngjarja ka ndodhur në aeroportin ndërkombëtar të Katmandu, në Nepal.

Sipas mediave lokale, shkak i aksidentit është bërë një problem në gomat e avionit.

Fatmirësisht mes 139 pasagjerëve, askush nuk ka mbetur i lënduar.