Gjashtë anëtarë të kongresit amerikan janë vetëkarantinuar, dy prej të cilëve janë prekur tashmë nga koronavirusi.

Të prekur nga COVID-19 janë republikanët Mario Diaz-Balart dhe Ben McAdams, të cilët thonë se nuk kanë simptoma dhe po qëndrojnë në shtëpi.

Po ashtu Republikani Ann Wagner dhe demokrati Stephanie Murphy janë vetëkarantinuar pasi kanë pasur kontakt me një kolegun e tyre të cilit nuk ja bëjnë me dije emrin.

Nga frika edhe Steve Scalise është vetëkarantinuar pasi ka pasur takim me Diaz- Balart ndërsa edhe Drew Ferguson ka pasur një takim me një kongresmen prej 13 marsit që ka rezultuar pozitiv.