Presidenti amerikan Joe Biden kujtojë edhe njëherë objektivin e tij për të shpallur fitoren nga koronavirusi në ditën e pavarësisë së Shteteve të Bashkuara. Duke folur nga Shtëpia e Bardhë, Biden kërkoi që 70% e të rriturve të marrin deri më 4 korrik të paktën njërën nga dozat e vaksinave anti-Covid.

Gati gjysma e popullësisë së vendit pritet të bëjnë injeksionet deri në këtë datë. Për shefin e Shtëpisë së Bardhë, objektivi është mëse i arritshëm pasi deri më tani janë vaksinuar 105 milionë qytetarë. Kapacitetet aktuale të vaksinimit janë të larta dhe mund të kryhen deri në 1 milionë injektime në ditë.

Shembull për këtë është Izraeli, që pasi ka vaksinuar 60% të popullsisë, është bërë vendi i parë në botë që rikthen jetën normale pranë niveleve të para pandemisë.