Portali "DurrësLajm" kërkon të punësojë një gazetar/e për web, të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën e email: [email protected]

Presidenti Biden shfuqizon vendimin e Trump, rihap dyert për "green card"

25/02/2021 - 07:45

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden anuloi të mërkurën një urdhër të paraardhësit të tij që bllokonte shumë aplikantë të kartës së gjelbër të hynin në Shtetet e Bashkuara.

Ish-Presidenti Donald Trump e lëshoi masën e ndalimit vitin e kaluar, duke thënë se ishte e nevojshme për të mbrojtur punonjësit amerikanë në mes të nivelit të lartë të papunësisë për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Biden e hodhi poshtë atë arsyetim në një deklaratë të mërkurën që shfuqizonte ndalimin e vizave. Presidenti demokrat tha se ajo masë kishte penguar familjet që të bashkoheshin në Shtetet e Bashkuara dhe dëmtonte bizneset amerikane.

Demokrati Biden, ka premtuar të shfuqizojë shumë nga politikat e ashpra të emigracionit të Trump. Grupet për mbrojtjen e emigrantëve kishin kërkuar javët e fundit që ai të hiqte ndalimin e vizave, i cili kishte afatin të skadonte më 31 mars.

Biden la në fuqi një tjetër masë që ndalon shumicën e punëtorëve të huaj të përkohshëm. Në tetor, një gjykatës federal në Kaliforni bllokoi ndalimin e Trump për ata punëtorë të huaj pasi prekte qindra mijëra biznese amerikane që e sfiduan atë vendim në gjykatë.

Curtis Morrison, një avokat emigracioni në Kaliforni, i cili përfaqëson personat e prekur nga ndalimi tha se Biden tani do të duhet të trajtojë çështjen e një numri të madh kërkesash që janë zvarritur prej muajsh ndërsa pandemia ndërpreu pjesën më të madhe të procedurave nga Departamenti i Shtetit. Procesi mund të zgjasë me vite, tha ai. Departamenti i Shtetit nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment. /VOA

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Krerët e partive CDU dhe CSU kërkojnë që çështja e kandidatit për kancelar në zgjedhjet e ardhshme nga partitë e Unionit të zgjidhet sa m

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson nuk do të marrë pjesë në funeralin e Dukës së Edinburgut, i cili do të mbahet të shtunën

Ministri ukrainas i mbrojtjes tha të shtunën se vendi i tij mund të provokohet për shkak të tensionimit nga Rusia të gjendjes në zonën e

Të paktën shtatë persona humbën jetën pasi një tërmet me magnitudë 6 goditi brigjet e ishullit kryesor të Indonezisë, Java, të shtunën, n

E gjithë Italia është kthyer në zonë portokalli, me vetëm katër rajone që mbeten ende të kuqe.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) nuk rekomandon imunizimin kundër COVID-19 me dy lloje të vaksinës.

Kompania Pfizer dhe partneri i saj gjerman BioNTech u kërkuan të premten rregullatorëve amerikanë që të lejojnë përdorimin emergjent të v

Për herë të parë një pacientit të infektuar me llojin e ri të koronavirusit (Covid-19) iu bë transplanti i indit të mushkërive nga donato

Autoritetet shëndetësore në Itali gjatë 24 orëve te fundit kanë konfirmuar 18,938 raste të reja me koronavirus, duke shënuar rritje kraha

George Floyd vdiq nga mungesa e oksigjenit e shkaktuar nga gjuri që i shtrëngonte qafënndërsa ishte i shtrirë në trotuar, tha në dëshminë