Presidenti i SHBA, Joe Biden të dielën pas Samitit të G7 takoi Mbretëreshën e Britanisë së Madhe, Elizabetën ll.

Ky ishte takimi i dytë mes tyre pasi për herë të parë ata u takuan në vitin 1982, ku Biden kujton këshillën që i dha nëna e tij një irlandezo-amerikane: “Mos iu përul”.

Biden thotë se Mbretëresha është një grua e hijshme dhe i kujton pikërisht nënën e tij.

“Patëm një bisedë të shkëlqyer”– thotë Biden pasi u bë Presidenti i 12-të i SHBA që ka nderin të takojë Mbretëreshën Elizabetë ll.