Gjatë një interviste për CNN Brazil, presidenti Jair Bolsonaro ka thënë se ka simptomat e koronavirusit. Për këtë arsye ai i është nënshtruar testit të COVID-19-, i cili pritet të dalë në orët në vazhdim.

Bolsonaro, u cili në muajin mars mbushi 65 vjeç tha se ka pasur temperaturë 38 dhe disa simptoma të tjera. Gjithashtu kreu i shtetit saktësoi se po merr hidroksilkolinë. Për shkak të simptomave, axhenda e tij për pjesën tjetër të javës u anulua.

Brazili është shteti i dytë në botë pas SHBA për numrin më të lartë të të infektuarve dhe të vdekurve nga COVID-19. Deri tani janë regjistruar 1,623,284 persona nga të cilët kanë vdekur 65,487 persona.