Presidenti filipinas jep urdhrin ekstrem: Qëlloni për vdekje ata që nuk respektojnë karantinën

02/04/2020 - 12:48

Presidenti i Filipineve Rodrigo Duterte ka urdhëruar policinë dhe ushtrinë që të vrasë të gjithë personat që krijojnë shqetësime dhe thyejnë masat e karantinës në vend.

Duterte i paralajmëroi të gjithë këta persona gjatë një fjalimi në televizion. Ai shtoi se është shumë e rëndësishme që të gjithë të bashkëpunojnë dhe të ndjekin masat e karantinimit nga shtëpia. Duterte shtoi se abuzimi me punonjësit e shëndetësisë do të konsiderohet si një krim i rëndë.

“Urdhrat e mi për policinë dhe ushtrinë… nëse ka shqetësime dhe ka një moment që ata kundërshtojnë dhe jetët tuaja janë në rrezik, qëllojini për vdekje”, tha ai.

Kuptuat? Të vdekur. Në vend që të shkaktoni probleme do t’ju varros. Situata po përkeqësohet. Kështu që po jua them dhe njëherë rëndësinë e problemit dhe se ju duhet të dëgjoni, është shprehur ai.

Ky paralajmërim i presidentit vjen pas përplasjes së qytetarëve dhe policisë në Manilla.

Por në një reagim për mediat, shefi i policisë në Filipine tha se Duterte thjesht po tregonte seriozitetin e tij në lidhje me rendin publik dhe se në të vërtetë askush nuk do të qëllohet.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Organizata Botërore e Meteorologjisë (OMO) paralajmëroi sot se pandemia e COVID-19 rrit rreziqet shëndetësore të lidhura me valën e nxeht

Në 24 orët e fundit, Italia ka konfirmuar një rritje të lehtë të infeksioneve të reja, të cilat u rritën nga 300 në 397, megjithatë mbete

Edhe pasi pacientët e prekur janë shëruar nga koronavirusi mushkëritë e tyre nuk janë më të njëjtat.

Qeveria e Gjermanisë planifikon të heqë ndalesën e udhëtimit për turistët e 31 vendeve evropiane, nisur nga data 15 qershor.

Spanja ka kërkuar nga partnerët e BE që të vendosin rregulla të përbashkëta për rihapjen e kufijve dhe për rikthimin e lëvizjes së lirë n

Numri i rasteve të reja dhe vdekje nga Covid-19 vazhon të rritet por me ritme më të ngadalta.

Kryebashkiakja e Romës, Virginia Raggi ka vendosur të ndëshkojë të gjithë ata që hedhin në rrugët pajisjet mbrojtëse të përdorura.

Kina kërcënoi të hënën se do të ndërmarrë kundërmasa ndaj Shteteve të Bashkuara nëse ndëshkohet për planet për të vendosur një ligj të ri

Një 27-vjeçar është dënuar me 4 muaj burg në Korenë e Jugut, pasi theu rregullat e karantinës.

Në një ceremoni solemne të hënën, me rastin e Ditës së Përkujtimit, Presidenti Donald Trump zhvilloi homazhe për të nderuar amerikanët e