Presidenti francez: Objektivi ynë është të bashkohemi për të luftuar virusin

26/03/2020 - 11:04

Presidenti francez, Emmanuel Macron foli sot në mbrëmje nga Franca Lindore, pasi vizitoi një spital ushtarak urgjencë, të ngritur në Mulhouse në Alsace, ku ka patur një shpërthim të madh rastesh me koronavirusin e ri.

Ai lavdëroi punonjësit e shëndetit, të gjithë ata që vazhdojnë të punojnë për të çuar vendin përpara dhe duke nderuar ata që kanë vdekur.

“Unë thashë që jemi të përfshirë në një luftë kundër një armiku të padukshëm, virusit COVID-19. Kur je i përfshirë në një luftë, je i mobilizuar, i bashkuar. Unë shoh në vendin tonë elementë ndarës, dyshues, ata që duan ta ndajnë vendin, në një kohë kur duhet të kemi një objektiv dhe ky objektiv është që të bashkohemi për të luftuar virusin”, tha Macron.

Macron këmbënguli se qeveria po punonte dhe po komunikonte në mënyrë transparente për disponueshmërinë e maskave, ventilatorëve dhe testeve.

Presidenti falënderoi fqinjët e Francës, Gjermaninë, Zvicrën dhe Luksemburgun, për marrjen e 30 pacientëve të sëmurë me koronavirus për trajtim, duke thënë: "Ky solidaritet është Europa e vërtetë".

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Pas Shqipërisë e Kinës, me Italinë janë solidarizuar edhe vende të tjera të Europës.

Sipas të dhënave të publikuara nga Mbrojtja Civile në Itali, ditën e sotme është regjistruar një numër më i ulët i vdekjeve nga koronavir

Të gjithë austriakët do të duhet të përdorin maska për fytyrën gjatë blerjeve të ushqimeve, njoftoi sot qeveria, duke prezantuar një tjet

Një infermiere 30-vjeçare në Belgjikë ka humbur jetën për shkak të koronavirusit, duke u bërë viktima më e re në këtë shtet.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu do të hyjë në karantinë.

Gjatë konferencës ditore për shtyp paraditen e sotme, ekspertë të Shëndetësisë FPS dhe Komiteti Kombëtar i Krizave zbuluan zhvillimet më

Agjencia publike e shëndetit në Gjermani ka raportuar se deri më tani janë infektuar 57.298 persona në të gjithë vendin nga koronavirusi.

Koronavirusi vazhdon që të vrasë njerëz në mbarë globin, duke shtuar numrin e viktimave.

Numri i viktimave nga koronavirusi ka shkuar në 23 në Turqi në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 131.