Presidenti i Libanit: Shkaku i shpërthimit në Bejrut mund të jetë një raketë ose bombë

07/08/2020 - 17:08

Presidenti i Libanit, Michel Aoun tha se hetimet rreth shpërthimit të depove në Bejrut nuk kanë arritur të përcaktojnë nëse është shkaktuar nga pakujdesia, një aksident apo ndërhyrje e mundshme e jashtme.

Aoun u tha mediave lokale se "shkaku nuk është përcaktuar ende", raporton Aljazeera.

"Ekziston mundësia e ndërhyrjes së jashtme me një raketë, bombë ose një akt tjetër".

Ai tha se hetimi i shpërthimit në depo, ku ndodhej materiali shumë eksploziv, po zhvillohet në tre nivele.

"Së pari, si hyri dhe u ruajt materiali eksploziv…së dyti, nëse shpërthimi ishte rezultat i pakujdesisë apo një aksident…dhe së treti, mundësia që të kishte ndikime të jashtme."

Autoritetet shtetërore kanë konfirmuar se deri më tani kanë ndërruar jetë mbi 150 persona dhe janë lënduar mbi pesë mijë persona.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha të martën se një milion vdekje nga COVID-19 ishte “një moment shumë i trishtuar”,

Banka Botërore paralajmëroi se pandemia e koronavirusit mund t’i varfërojë 38 milionë njerëz në Azinë Lindore dhe në Paqësor.

Organizata botërore Amnesty International ka tërhequr operacionin e saj nga India. Organizata në një njoftim bën me dije se qeveria e Ind

Një gjykatë kineze ka dënuar me vdekje një mësuese në Kinë, me akuzat për helmimin e 25 fëmijëve, njëri prej të cilëve vdiq.

Holanda, nga sot, nis me zbatimin e masave të reja kundër koronavirusit, pasi numri i rasteve të reja në ditë i është afruar tashmë 3-mij

Ligjvënësit amerikanë kanë kaluar një vit plot furtuna politike, përfshirë procesin gjyqësor në Senat për shkarkimin e mundshëm të Presid

Në 24 orët e fundit Italia ka raportuar 1,494 raste të reja me koronavirus, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.

Bashkimi Evropian dhe Britania thanë se një marrëveshje pas Brexit-it është ende larg ndërkaq mosmarrëveshjet vazhduan të hënën derisa kj

Të hënën, mjekët turq i bënë gjilpërën e parë të vaksinës kundër koronavirusit të ri (COVID-19) një punonjësi shëndetësor.

Pandemia e koronavirusit vazhdon përhapjen nëpër botë, ku prej saj regjistrohen gati 1 milionë vdekje e më shumë se 33 milionë infektime.