Presidenti i Meksikës/ I fundit ndër liderët botërorë i prekur nga Covid 19

25/01/2021 - 14:58

Presidenti meksikan, Andres Manuel Lopez Obrador u bë lideri i fundit botëror i prekur nga koronavirusi, por siç tha ai, simptomat ishin të lehta.

“Me keqardhje ju informoj se jam infektuar me covid 19. Simptomat janë të lehta por ndërkohë i jam nënshtruar trajtimit mjekësor”, tha 67-vjeçari në një mesazh në mediat sociale.

Populisti majtist është parë rrallë herë me maskë në publik, përfshirë edhe konferencat e tij të përditshme për shtyp, dhe ka vijuar me aktivitetet e tij normale gjatë pandemisë.

Ai ka udhëtuar në pjesë të ndryshme të vendit dhe të premten vizitoi shtetin verior San Luis Potosi. Ai është kritikuar se ka qenë i ngadaltë në vendosjen e izolimit, në fillim të pandemisë dhe se ka vijuar të zhvillojë tubime dhe të përshëndesë  mbështetësit me shtrëngime duarsh dhe përqafime. Në 2013 ai iu nënshtrua një operacioni në zemër, pas një ataku kardiak.

Po ashtu ai vuan edhe nga hipertensioni, një faktor rreziku për covid 19. Obrador i bashkohet kështu liderëve të tjerë botërorë, mes të cilëve ish-presidenti Donald Trump, presidenti brazilian Jair Bolsonaro dhe kryeministrit britanik, Boris Johnson, që janë prekur nga virusi.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Qeveria amerikane ka bërë paralajmërime për sulme të mëdha kibernetike, të cilat mund të kenë shënjestruar serverët e kompanisë Microsoft

Gjatë një tubimi ndërfetar në Irak, Papa Françesku deklaroi se në një kohë kur bota është prekur nga kriza ekonomike për shkak të pandemi

Libreza e vaksinimit në BE synon të ndihmojë për përballimin e pandemisë korona.

Disa media në Gjermani raportojnë se emigrantët e minoritetet sëmuren më dendur me Covid-19.

Pandemia COVID-19 vijon të përhapet me ritme të shpejta në Itali.

Të paktën 20 njerëz u vranë dhe 30 u plagosën nga një makinë bombë vetëvrasëse jashtë një restoranti pranë portit në kryeqytetin e Somali

Moska tha se e ka dëgjuar mesazhin e Uashingtonit, që vendosi sanksione të reja ndaj disa zyrtarëve rusë lidhur me helmimin e politikanit

Situata e këtyre ditëve në Republikën Demokratike të Kongos, veçanërisht në kufinjtë lindorë me Ruandën, është pothuajse e pakontrolluesh

Imazhet e asaj që duket si një “anije fluturuese” janë kapur si rezultat i një iluzioni të rrallë optik në brigjet e Anglisë.

Bordi Kombëtar i Shëndetit të Danimarkës ka miratuar përdorimin e vaksinës AstraZeneca Covid-19 te të gjithë personat mbi 18 vjeç, përfsh