Presidenti i Ukrainës i kërkon BE-së shtim të sanksioneve ndaj Rusisë

05/06/2019 - 22:22

Në ditën e dytë dhe të fundit të vizitës së tij në Bruksel, presidenti i sapozgjedhur i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që të shtojë sanksionet kundër Rusisë.

Pas negociatave të zhvilluara me presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk më 5 qershor, Zelenskiy ka falënderuar BE-në për “mbështetjen e paluhatur” dhe ka bërë thirrje për “fuqizim të sanksioneve, në mënyrë që të kthehet paqja në Ukrainë”.

BE-ja ka vendosur sanksione ndaj Rusisë, duke përfshirë ngrirje të aseteve dhe bllokim të marrjes së vizave për individë dhe entitete ruse, pasi Moska ka pushtuar Gadishullin e Krimesë nga Ukraina më 2014, dhe ka mbështetur nga ajo kohë, separatistët në lindje të Ukrainës, në konfliktin që ka lënë rreth 13,000 persona të vdekur.

Tusk ka thënë se duke realizuar vizitën e tij të parë si president në BE dhe selinë e NATO-s, Zelenskiy ka dërguar “sinjal të fuqishëm dhe të rëndësishëm”.

Bashkimi Evropian “do të jetë gjithmonë i vendosur për t’i ndihmuar Ukrainës për të fuqizuar demokracinë dhe sundimin e ligjit, luftimin e korrupsionit, stabilizimin e ekonomisë dhe kryerjen e reformave në sektorin e energjisë”, duke shtuar se blloku evropian do të jetë “i përkushtuar për pavarësinë e Ukrainës dhe integritetin territorial”.

Një aktor komik dhe pa përvojë politike, Zelenskiy ka mundur ish-presidentin e këtij shteti, Petro Poroshenko me shumicë të votave më 21 prill.

Ceremonia e inaugurimit të tij është mbajtur më 20 Maj./REL

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Anëtarët e sindikatës së Bashkuar të Punëtorëve të Industrisë së Automobilëve (UAW) filluan sot grevën ndaj kompanisë General Motors, ndë

Çmimet e naftës u rritën gati 20% në një moment të hënën gjatë shkëmbimeve në bursë.

Shtetet e Bashkuara kanë publikuar pamje satelitore dhe kanë cituar zyrtarë të inteligjencës për të mbështetur pretendimin se Irani ka qe

Bashkimi Evropian tha sot se ka “një kërcënim real në sigurinë e rajonit” të Lindjes së Mesme, pas sulmeve ndaj ndërtesave të përpunimit

Forcat afgane, të mbështetura nga forcat e Shteteve të Bashkuara, vranë dy liderë të lartë talibanë dhe së paku 38 luftëtarë të këtij gru

Janë gjetur 44 trupa të prerë në copa brenda një pusi. Ngjarja makabër ka ndodhur në Meksikë, në shtetin Jalisco pranë Guadalajaras.

Kujdes kur zgjidhni mjekun! Çdo minutë 5 të vdekur në botë nga trajtimi i gabuar.

Presidenti Donald Trump ka konfirmuar se djali i Osama bin Ladenit është vrarë në një operacion kundër terrorizmit në SHBA.