Presidenti Macron: Bota është në krizë të thellë

12/06/2019 - 09:11

Bota po kalon në një krizë të thellë, dhe mund të jetë në prag të një kohe të luftës, tha Presidenti i Francës, Emmanuel Macron gjatë një fjalimi të mbajtur të martën në Gjenevë.

“Unë besoj se sot ne jemi në prag të një kohe lufte dhe kjo luftë është e pranishme në demokracitë tona, është kriza e thellë që po kalojmë. Ne mund të zgjedhim të jemi somnambul, por nëse duam përparim të vërtetë, ne duhet të bëjmë angazhime serioze”, tha ai.

Macron bëri thirrje për një përpjekje botërore, në adresimin e kërcënimeve siç janë: pabarazia, ndryshimet teknologjike dhe ato klimatike.

“Unë mendoj se kaosi është këtu dhe është përgjegjësia e brezit tonë që të mos presim për një luftë të re, por të shohim gjendjen në botë ashtu siç është”, tha Macron.

Presidenti 41-vjeçar i Francës, e ka vënë veten në ballë të një lëvizjeje liberale duke kundërshtuar ngritjen e së djathtës në Evropë.

Pozicioni i tij brenda Francës është dëmtuar, nga protestat disa muajshe kundër reformave ekonomike, duke përfshirë një taksë të karburantit./REL

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Bashkimi Evropian ka thënë se negociatorët britanikë dhe ata të BE-së janë pajtuar për të vazhduar diskutimet me qëllim të finalizimit të

Presidenti amerikan, Donald Trump ka kërcënuar të premten se mund të lirojë të burgosurit e grupit militant, Shteti Islamik (IS) në kufij

Shteti Islamik mori përgjegjësinë për një nga sulmet më vdekjeprurëse kundër ushtrisë në Burkina Faso muajve të fundit, raporton faqja e

Psikologët gjermanë kanë biseduar me refugjatët që qëndrojnë në qendrat e pritjes në Lajpcig, Gjermani.

Kryeministri i Kanadasë Justin Trudeau ka shprehur keqardhjen për një fotografi të tijën në vitin 2001.

Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte, ka ofruar shuma të mëdha për ata që ndihmojnë në kapjen e qindra të burgosurve që janë arratisu

Kryeministri i Anglisë, Boris Johnson, u “zu ngushtë” nga një person teksa po vizitonte spitalin ‘’Whipps Cross’’.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump emëroi Robert C O’Brien, si këshilltar për Siguri Kombëtare.

Ish-kryeministri italian, Matteo Renzi shpalli formimin e një partie të re pas largimit nga demokratët.