Presidenti në restorant të shtrenjtë, shpërthen zemërimi

18/09/2018 - 22:56

   Një video e Presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro, që drekon në një restorant klasi në Turqi, ka shkaktuar jo pak zemërim në Venezuelën e gjunjëzuar nga kriza.

Në imazhe shihet një shef i famshëm turk, Nusret Gokce, i njohur edhe si “salt bae”, që pret mishin para Presidentit dhe bashkëshortes së tij Cilia Flores, në restorantin e tij në Stamboll.

Vetë shefi turk postoi video të vizitës së Maduros në Instagram, por më pas i fshiu ato. Sidoqoftë, përdoruesit e medias sociale kanë shpërndarë videon. Presidenti Maduro dëgjohet të thotë: “Ky është një moment i papërsëritshëm”.

Ai shihet të tymosë një puro dhe bashkëshortja e tij mban një bluzë me foton e shefit Gokce. Ky i fundit zotëron restorante luksoze në SHBA, Lindjen e Mesme dhe Turqi. Në restorantet e tij, pak copëza mish kushtojnë disa qindra dollarë, përcjell TCh.

Në Venezuelë, 64% e banorëve kanë raportuar humbje domethënëse peshe, mesatarisht 11 kg, për shkak të ushqimit që gjithnjë e më shumë mungon. Kequshqimi tek fëmijët është në nivele rekord dhe 2.3 milionë njerëz kanë braktisur vendin nga viti 2014.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kryeministrja britanike, Theresa May deklaroi se do të sfidonte lidershipin për Partinë e saj Konservatore me gjithçka kishte.

Zyrat qendrore të Facebook në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë evakuuar pas një telefonatë anonime për bombë.

Zv.kryeministri dhe ministri i Brendshëm italian, Matteo Salvini duke folur për situatën pas atentatit në Strasburg të Francës, paralajmë

Franca zgjohet e terrorizuar si pasojë e masakrës në Strasburg, ku mbetën të vrarë 3 persona dhe u plagosën të paktën 12 të tjerë.

Një kartë identiteti e Ministrisë së Sigurisë Shtetërore të ish-Gjermanisë Lindore, e njohur si Stasi, të cilën e kishte përdore Vladimir

Të paktën një person është vrarë dhe disa të tjerë janë lënduar pasi dikush hapi zjarr afër një tregu krishtlindjesh në qytetin francez t

Zyrtarët afganë kanë deklaruar se 12 persona kanë mbetur të vdekur nga një sulm vetëvrasës në periferi të Kabulit, i cili kishte për qëll

Një video trazuese ka ngjallur zemërim sot nëpër mediat shoqërore, pasi shihet policia që përpiqet t’i shkulë një nëne fëmijën 1-vjeçar n

Vit i begatë 2017-ta për tregtarët e armëve. Vlera totale e armëve të shitura vetëm vitin e kaluar arriti në 398 miliardë Dollarë.

Presidenti francez Emmanuel Macron do të bëjë sot përpjekjen personale për të bindur “jelekëverdhët” të ndalin dhunën, pas 4 fundjavave p