Presidenti thyen orarin e lëvizjes në restorant: Ishte një gabim, humbëm sensin e kohës

25/05/2020 - 09:33

Presidenti i Austrisë, Alexander Van der Bellen, ka kërkuar falje pasi shkeli orarin e lëvizjes për shkak të pandemisë.

Ai qëndroi në një restorant në Vjenë, përtej orarit të mbylljes pavarësisht masave në vend. 76-vjeçari tha se kishte humbur sensin e kohës ndërkohë që po qëndronte me disa miq në një restorant në qendër të qytetit.

“Më vjen shumë keq. Ishte një gabim. Dola për herë të parë që prej karantinës me dy miq dhe gruan. Humbëm sensin e kohës ndërkohë që po bisedonim”, sqaroi ai në Twitter.

Presidenti u pikas nga policia teksa darkonte pak pas mesnate të dielën. Mirëpo rregullat e qeverisë për restorantet dhe kafenetë thonë se duhet të jenë të hapura deri në orën 23:00.

Van der Bellen u shpreh se do të marrë përgjegjësinë nëse pronari i restorantit do të gjobitet.

Austria ishte një nga vendet e para në Europë që vendosi rregulla të forta për shkak të pandemisë. Gjithashtu është një nga vendet e para që ka filluar lehtësimin e masave.

Atje lejohet grumbullimi deri në 10 persona që prej fillimit të majit, ndërsa që muajin e kaluar filloi frekuentimi i parqeve publike, dyqaneve etj.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kryeministri italian, Giuseppe Conte e gjykoi të mundur që gjendja e jashtëzakonshme, e shpallur për shkak të pandemisë së COVID-19 dhe q

Dy ditët e fundit në Itali janë shtuar rastet e reja me koronavirus.

Një gjykatë turke tha të premten se ka anuluar një dekret qeveritar të vitit 1934 përmes së cilit ish-katedralja bizantike e Shën Sofisë

Drejtuesit e kompanisë britanike Telekom dhe Vodafone i kanë bërë një kërkesë Komitetit të Shkencës dhe Teknologjisë së Parlamentit në Mb

Presidenti francez, Emmanuel Macron i kërkoi kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu të heqë dorë nga çdo projekt për aneksimin e terr

Një vaksinë kundër koronavirusit që po zhvillohet në Rusi po jep rezultate shumë shpresëdhënëse.

Presidentja e përkohshme e Bolivisë, Jeanine Anez ka rezultuar pozitive me COVID-19 dhe është izoluar menjëherë.

Në shumë vende ka shpërthyer një valë e dytë infektimesh me koronavirus, ndërsa në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është regjistruar një

Policia në Seul të Koresë së Jugut ka gjetur trupin e pajetë të kryebashkiakut të qytetit, i cili u zhduk të enjten.

Temperatura mesatare globale pritet të tejkalojë nivelet paraindustriale me 1,5 gradë, në të paktën një nga pesë vitet e ardhshme, sipas