Presidenti Trump i konsideron objektet fetare si qendra “jetike”: Të rihapen këtë fundjavë

23/05/2020 - 08:50

Presidenti Trump thotë se i konsideron objektet fetare si qendra “jetike” dhe u ka bërë thirrje guvernatorëve të lejojnë rihapjen e tyre këtë fundjavë.

“Sot identifikoj objektet fetare: kishat, sinagogat, xhamitë si objekte jetike që ofrojnë shërbime esenciale,” tha Presidenti Trump në komentet për shtyp të premten.

“Me orientim nga unë, Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve do të nxjerrë udhëzime për komunitetet fetare. Disa guvernatorë i konsiderojnë dyqanet që shesin alkool, apo klinikat që kryejnë aborte si objekte esenciale, por kanë përjashtuar kishat e xhamitë. Nuk është e drejtë”, u shpreh presidenti.

“Nëse guvernatorët nuk ndërmarrin vendimet e duhura, unë do t’i superoj me vendimin tim”, vazhdoi presidenti në konferencën për shtyp.

Nuk është e qartë se çfarë mund të bëjë Trump në këto rrethana. Guvernatorë në disa shtete kanë ngritur shqetësimin se në fillim të masave për distancim fizik, disa objekte fetare vazhduan shërbesat. Ekspertët e shëndetit publik paralajmërojnë se grumbullime në mjeside të mbyllura si në kisha, sinagoga apo xhami, rrisin rrezikun për infektim.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, shkarkoi sot nga detyra ministrin e Brendshëm, Christophe Castaner.

Një studim me shkallë të gjerë i kryer në Spanjë ka treguar se vetëm 5% e popullatës kanë krijuar antitrupa ndaj korornavirusit, një e dh

Italia, e cila është një nga shtetet më të goditura nga koronavirusi, tashmë duket se po gjen qetësi nga pandemia, me numrat që janë gjit

Një 43-vjeçar azilkërkues rus është vrarë dje në qytetin austriak të Gerasdorf me një plumb në kokë pranë qendrës tregtare të qytetit.

Një profesor që kritikoi autoritetet kineze për trajtimin e koronavirusit, ka përfunduar në pranga.

Autoritetet në rajonin verior kinez të Inner Mongolias, janë vënë në alarm pas zbulimit të një rasti të dyshuar si murtajë bubonike, sëmu

E njohur si epiqendra e shpërthimit të Covid-19 që në muajin nëntor, Kina ka hequr përgjegjësinë nga vetja duke fajësuar Spanjën si përha

Ministri i Brendshëm gjerman është i shqetësuar për ndikimin në rritje të Kinës dhe për zhvillimet në Hong Kong.

Disa vende të ndryshme janë duke shikuar një rritje të rasteve të infektimeve me koronavirus.

Ndërsa BE përgatitet të bëhet bashkë në 17 korrik, për të debatuar mbi një paketë stimuli prej 750 miliardë eurosh, marrja e presidencës