Presidenti Trump kërkon ligje më të forta për imigracionin

01/04/2018 - 22:22

   Presidenti Donald Trump ka bërë thirrje për ligje më të forta për imigracionin, duke u betuar se nuk do të ketë marrëveshje për përfituesit e programit DACA, të rinj që kanë ardhur në Shtetet e Bashkuara në moshë të vogël pa dokumente dhe që mbroheshin nga një program i miratuar nga administrata Obama.

“Policia jonë kufitare nuk ka mundësi të bëjë punë si rezultat i ligjeve absurde si “Kap e Liro” të miratuar nga liberalët,” shkruante presidenti në Twitter.

“Gjërat po shkojnë keq. Po vijnë karvanët. Republikanët duhet të vënë në jetë opsionin ‘bërthamor’ dhe të miratojnë ligje më të forta. S’ka marrëveshje për DACA’n”.

Programi DACA u vu në jetë nga administrata Obama duke u dhënë mundësi të rinjve që ishin sjellë këtu ilegalisht në moshë të mitur, të vazhdonin të qëndronin në SHBA në mënyrë të ligjshme me të drejtën për të studiuar e punuar.

Administrata Trump e mbylli programin në shtator dhe i dha Kongresit gjashtë muaj afat për të dalë me një plan të përhershëm për individët që më parë mbroheshin nga DACA.

Buxheti i ri që presidenti e nënshkroi disa ditë më parë nuk përmendte përfituesit e programit DACA.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Numri i viktimave nga koronavirusi në Shtetet e Bashkuara ka kaluar 200,000, bëjnë të ditur të dhënat e Universitetit Johns Hopkins.

Për të parën herë që nga Lufta e Dytë Botërore ceremonia e ndarjes së çmimeve Nobel që do të mbahej më 10 dhjetor në Stokholm, është anul

Ngrohja në Arktik ka kontribuar në shkrirjen drastike të akullit që mbulon oqeanin polar, njoftuan shkencëtarët nga Qendra Kombëtare e Mo

Koronavirusi vijon të shkaktojë viktima në Itali.

Samiti i liderëve të BE, i planifikuar për të enjten dhe të premten, 24-25 shtator është shtyrë për në datat 1-2 tetor për shkak të një r

Britania e Madhe ka arritur në një pikë kthese të rrezikshme, është shprehur kryeministri britanik Boris Johnson teksa njoftoi se masat e

Agjencia amerikane e Hapësirës (NASA) shpalosi zyrtarisht planin e saj për t’u kthyer në Hënë në vitin 2024.

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Itali, ku një burrë, i cili ishte ndarë nga gruaja i ka marrë jetën djalit të tij 11-vjeçar dhe më p

Një video është bërë virale në internet dhe ka shkaktuar shqetësim mes ekspertëve pasi në të shfaqen disa persona që ndjekin një grua lak

Një gjykatë në Karaçi ka dënuar me vdekje dy burra, duke i shpallur fajtor zjarrvënien që ka shkaktuar një prej incidenteve më vdekjeprur