Presidenti Donald Trump është paditur në gjykatë nga 16 shtete federale në Shtetet e Bashkuara, lidhur me shpalljen e emergjencës kombëtare për financimin e murit me Meksikën.

Shefi i Shtëpisë së Bardhë akuzohet se ka shkelur në mënyrë të hapur shpërndarjen e pushteteve, duke sajuar gjendjen  emergjencës dhe ka anashkaluar rolin e Kongresit. Padia ndaj Trump është depozituar në gjykatën e Kalifornisë.

Presidenti shpalli pak ditë më parë gjendjen e emergjencës, duke i hapur rrugë lëvrimit të një fondi prej 8 miliardë dollarësh. Trump tha se në kufirin jugor të SHBA-ve ka një krizë të sigurisë kombëtare.