Presidentja e përkohshme e Bolivisë, Jeanine Anez ka rezultuar pozitive me COVID-19 dhe është izoluar menjëherë.

Në një video të publikuar përmes rrjeteve sociale, Anez nënvizoi se me të gjithë bashkëpunëtorët e saj kishte punuar në mbështetje të familjeve boliviane për një periudhë të gjatë.

Duke qenë se shumë prej tyre kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, edhe ajo kishte bërë një test që kishte rezultuar pozitiv.

Tani, unë do të qëndroj në karantinë për 14 ditë dhe pastaj do të shohim se si do të jenë kushtet e mia”, shtoi Anez, e cila mori detyrën më 12 nëntor 2019 pas dorëheqjes së Evo Morales.

Anez është drejtuesja e dytë e shtetit e infektuar në Amerikën Latine pas brazilianit, Jair Bolsonaro.

Ditët e fundit, media boliviane kishte konfirmuar se të paktën tre ministra kishin rezultuar pozitiv me COVID-19.