Presidentja e KE, Ursula von der Leyen kërkesë SHBA-së për vendimin ndaj OBSH-së: Jemi përballë një kërcënimi global

31/05/2020 - 11:24

Bashkimi Evropian u ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara që të shqyrtojnë sërish vendimin për ndërprerje të bashkëpunimit me Organizatën Botërore të Shëndetësisë, për shkak të menaxhimit të kësaj të fundit, të situatës me pandeminë e koronavirusit.

“Përballë këtij kërcënimi global, tani është koha për rritje të bashkëpunimit dhe zgjidhjeve të përbashkëta. Veprimet që dobësojnë rezultatet ndërkombëtare duhet të mënjanohen”, kanë thënë presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe diplomati i lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell.

“Në këtë kontekst, në i bëjmë thirrje SHBA-së të rikonsiderojë vendimin e saj”, është thënë po ashtu në deklaratë, një ditë pasi presidenti Trump ka prezantuar vendimin në fjalë, duke akuzuar këtë agjenci të Kombeve të Bashkuara për dështim të kryerjes së “reformave të domosdoshme” në kohën kur SHBA-ja ka shprehur shqetësime për menaxhimin e pandemisë me koronavirus.

Ai ka thënë se Shtetet e Bashkuara do të ndajnë fondet për nevoja tjera globale të lidhura me shëndetin publik.

Trump ka fajësuar sërish Kinën për krizën globale shëndetësore duke thënë se “fshehja e virusit të Vuhanit ka mundësuar përhapjen e sëmundjes në gjithë botën”.

Shtetet e Bashkuara janë financueset më të mëdha të OBSH-së dhe largimi tyre pritet të dobësojë këtë Organizatë. Vetë OBSH-ja nuk e ka komentuar ende vendimin e Trumpit.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Komisioni Evropian tha të hënën se ka qenë gabim që presidentja Ursula von der Leyen është paraqitur në një video zgjedhore për partinë u

Bundeswehri gjerman në bashkëpunim me Universitetin e Mjekësisë Veterinare (TiHo) në Hanover po zhvillojnë në kundër të një projekti test

Shtimi i rasteve të reja me koronavirus ka bërë që autoritetet në Australi të marrin masa duke rikthyer edhe një herë izolimin.

Mbi 3 milionë persona janë infektuar me koronavirus në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, saktësisht 3 040 833 njerëz. Ndërsa, numri i vikt

Gjatë një interviste për CNN Brazil, presidenti Jair Bolsonaro ka thënë se ka simptomat e koronavirusit.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, shkarkoi sot nga detyra ministrin e Brendshëm, Christophe Castaner.

Një studim me shkallë të gjerë i kryer në Spanjë ka treguar se vetëm 5% e popullatës kanë krijuar antitrupa ndaj korornavirusit, një e dh

Italia, e cila është një nga shtetet më të goditura nga koronavirusi, tashmë duket se po gjen qetësi nga pandemia, me numrat që janë gjit

Një 43-vjeçar azilkërkues rus është vrarë dje në qytetin austriak të Gerasdorf me një plumb në kokë pranë qendrës tregtare të qytetit.

Një profesor që kritikoi autoritetet kineze për trajtimin e koronavirusit, ka përfunduar në pranga.