Prindërit e ish-kryeministrit dënohen me burg

07/10/2019 - 22:08

Gjykata italiane i shpalli fajtorë dy prindërit e ish-kryeministri Mateo Renci, për lëshimin e faturave të falsifikuara. Babai dhe nëna e Rencit janë dënuar me një vit e nëntë muaj burg, pasi të ketë përfunduar gjyqi, gjë që do t’u mundësojë që ta shlyejnë dënimin me periudhë prove.

Vendimi është goditje e rëndë për ish-kryeministrin, i cili sapo është larguar nga Partia Demokratike dhe ka krijuar lidhjen e tij të re të qendrës, Italia Viva, dhe ka mbështetur me forcë pafajësinë e prindërve.

Tiziano Renci dhe Laura Bovoli, të dy në të 70-tat, u shpallën fajtorë për dhënien e 160 mijë eurove nëpërmjet faturave të rreme ndaj dy kompanive të vogla.

Avokatët e çiftit thonë që do ta çojnë në apel, ndërkohë që biznesmeni i përfshirë, Luigi Dagostino, u dënua me dy vite burg për pranimin e faturave.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Të paktën zyrtarisht, zgjerimi i BE-së nuk ka qenë një nga temat e samitit Franko-Gjerman, që u zhvillua në Toulouse.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se Turqia në asnjë periudhë të historisë së saj nuk ka kryer masakër civile dhe se kë

Dymbëdhjetë kandidatë demokrat për zgjedhjet presidenciale 2020, u përfshinë të martën mbrëma në një debat të ndezur duke kërkuar përball

Na ndajnë vetëm disa orë nga vendimi për Brexit.

Akullnajat e Zvicrës po shkrihen me ritme shumë të shpejta. Në pesë vitet e fundit alpet e Zvicrës kanë humbur 1 të 10 e akullit.

Dy studentë italianë, të moshës 25 dhe 26 vjeç, pasi kanë përdhunuar një vajzë të dehur 25-vjeçare, në depon e një klubi nate në Londër,

Këngëtarja koreane e popit, Sulli ka vdekur në moshën 25-vjeçare.

Bashkimi Evropian ka marrë masa ndëshkuese ndaj Turqisë, pas operacioneve që kjo e fundit ka nisur prej disa ditësh në Siri.