Një vajzë e porsalindur nga Kina është braktisur nga prindërit e saj në një kosh mbeturinash vetëm disa orë pasi kishte ardhur në jetë.

Ajo është braktisur nga i ati pasi familja i kishte edhe dy vajza dhe dëshironin një djalë.

Foshnja u gjet nga disa pastrues rrugësh, të cilët kanë njoftuar direkt policinë. Ajo më pas u dërgua në një qendër lokale të mirëqenies nga autoritetet.

Ngjarja ndodhi në qytetin Dongguan të provincës Guangdong dhe prindërit u arrestuan nën dyshimin e braktisjes.

Nëna 21-vjeçare, zonja Li, lindi fëmijën 29 korrik në një banesë me qira. Në një deklaratë për policinë, ata u shprehën se kur lindi vajzë u zhgënjyen.

Babai, 24 vjeç, i njohur me mbiemrin e tij Zhang, i tha policisë se ëndrra e tij për të pasur një djalë u copëtua kur lindi vajza e tyre e tretë.

Tradicionalisht, djemtë preferohen nga prindërit kinezë për shkak të aftësisë së tyre për të mbajtur emrin e familjes.