Protesta kundër ekstradimeve; Hong Kong, në rrugë kundër ligjit të imponuar nga Kina

10/06/2019 - 18:17

Plani polemizues për lejimin e ekstradimeve në Kinë ka shkaktuar protesta massive në Hong-Kong, megjithatë liderja e tij Carrie Lam ka zgjedhur te mos lëkundet përballë valës së indinjatës popullore.

Qindra mijëra vetë dolën nëpër rrugë të dielën kundër projektligjit që sipas kritikeve, mund t’i lejojë Pekinit shenjëstrimin e kundërshtarëve politike në rajon. Lam megjithatë këmbëngul se ligji është i nevojshëm dhe se mekanizmat e mbrojtjes së të drejtave të njeriut, nuk do preken.

“Ky projektligj nuk është iniciuar nga qeveria qendrore e popullit. Nuk kam marrë ndonjë udhëzim apo mandat nga Pekini per te hartuar këtë projektligj. Ate e kemi bere ne, nga vetëdija jone e pastër dhe nga angazhimi ynë ndaj Hong Kongut”, tha Carrie Lam, udhëheqëse ekzekutivit të Hong Kongut.

Njerëzit në Hong Kong nuk njihen për qëndrime ekstreme. Ata janë njerëz që punojnë shumë, që mendojnë në mënyrë pragmatike, të shkolluar mirë, të cilët e vlerësojnë stabilitetin dhe rritjen ekonomike thuajse njësoj si Partia Komuniste. Por situata ndryshon kur dalin në pah shqetësimet se liritë speciale që gëzojnë në këtë territor, mund të gërryhen në një forme apo një tjetër.

Media shtetërore kineze doli me pretendimin se pas protestave massive qëndrojnë “forca të huaja”. Sipas organizatoreve, në marshimin e një ditë me pare morën pjesë 1 milionë vetë, ndërsa policia e uli këtë shifër në 240,000.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

22 viktima janë regjistruar në 24 orët e fundit nga koronavirusi në Turqi, ndërsa janë konfirmuar 1.014 raste të reja.

Një hidraulik rus që kishte pranuar përdhunimin dhe vrasjen e nëntë viktimave është gjetur i vdekur sot në stacionin e policisë ku po mba

Ndërsa Shtetet e Bashkuara kapërcyen rekordin e zymtë të 3 milion rasteve me koronavirus, eksperti kryesor i vendit për sëmundjet infekti

Ka shkuar mbi 12 milion numri i personave të prekur me koronavirus në të gjithë botën.

Italia ka shënuar një ulje të numrit të personave që humbën betejën me koronavirusin në 24 orët e fundit.

Austria lëshoi një paralajmërim udhëtimi për disa vende të Ballkanit, pasi disa njerëz që mbërritën nga rajoni, dolën pozitivë në testet

Kriza ekonomike për shkak të koronavirusit po shkakton pasoja në Europë, SHBA, por edhe mbarë botën.

Sipas një parashikimi ekonomik të përditësuar të Komisionit Evropian ekonomia e eurozonës do të bjerë  këtë vit në një recesion më të the

Të paktën 21 persona kanë humbur jetën dhe 15 të tjerë janë plagosur pasi një autobus ra në një rezervuar.

Sulmet ajrore të regjimit të Asadit dhe të forcave ruse ndaj popullatës civile në Idlib përbëjnë krime lufte, tha Komisioni Hetimor i OKB