Turma njerëzish u mbodhën sot në qendër të Londrës, duke përfshirë dhe figura opozitare, për të protestuar kundër izolimit të koronavirusit, disa prej të cilëve mbanin pankarta me mbishkrimet “Unë nuk maskohem”.

Vëllai i ish-kreut të opozitës laburiste Piers Corbyn, 73 vjeç, u rrethua nga oficerët e policisë teksa i bashkohej turmave. Ai mbante në dorë një parrullë ku shkruhej: “Jepi fund bllokadës, çliro sistemin shëndetësor për të shpëtuar të mbeturit”.

Shpejt tensionet u shtuan dhe përleshje nisën mes protestuesve e policisë, të cilët deri në drekë kishin arrestuar dhjetë vetë.

“Erdha sepse nuk e besoja kurrë që në gjeneratën time do të shihja diçka të tillë, shtypje të të drejtave civile prej një virusi të rremë”, tha David Samson, 50 vjeç, punonjës finance.

Të tjerë mbanin parulla pro ideve se me rastin e koroanvirusit autoritetet kërkojnë të shtojnë kontrollin e tyre ndaj popullatës.