Protesta në rrugë për të tretën natë në Bjellorusi, mijëra persona të ndaluar

12/08/2020 - 11:41

Bjellorusia është përballur me protesta në rrugë për të tretën natë me radhë, ndërkohë që kryeopozitarja Svyatlana Tsikhanouskaya është larguar në Lituani, meqë është rritur shtypja qeveritare ndaj pakënaqësive të opozitës.

Ajo ka thënë se është larguar nga Bjellorusia për hir të fëmijëve të saj. Zyrtarët policorë kanë hedhur gaz lotsjellës, plumba gome dhe granata, për të shpërndarë protestuesit në kreqytetin bjellorus, Minsk, ku përmes disa pamjeve nëpër rrjetet sociale është parë se policia ka ndaluar njerëz në disa lokacione.

Shërbimi i Bjellorusisë në Radion Evropa e Lirë ka raportuar se autoritetet kanë nisur së zbatuari masën e orës policore, duke ndalur njerëz dhe makina nëpër rrugë dhe duke kufizuar transportin publik.

Disa protestues është thënë të jenë ndaluar në një stacion metroje, e cila më pas ishte planifikuar të kthehej në qendër të protestave, meqë njerëzit aty kanë lënë lule për nder të një personi që ka vdekur në këto protesta më 10 gusht.

Shtypja e madhe qeveritare ndaj protestave – me më shumë se 5,000 persona të ndaluar, mbi 200 nëpër spitale dhe një të vdekur- ka ardhur pasi Komisioni Qendror Zgjedhor ka thënë se presidenti aktual, Alexander Lukashenka, ka fituar 80 për qind të votave, për dallim nga rivalja e tij Tsikhanouskaya, që është thënë të ketë fituar 10 për qind të votave. Lukashenka mban pozitën e presidentit të Bjellorusisë nga viti 1994.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Vala e dytë e përhapjes së koronavirusit vijon të regjistrojë shifra rekord në vendet evropiane.

Forcat afgane të sigurisë kanë vrarë Abu Muhsin al-Masri, një udhëheqës i lartë i Al-Kaidës, i cili gjithashtu kërkohej nga Shtetet e Bas

Spanja ka shpallur sërish gjendjen e jashtëzakonshme dhe ka vendosur orët policore në mbrëmje në përpjekje për të kontrolluar rritjen e r

Evropa është përfshirë nga një valë protestash për shkak të masave të marra për koronavirusin.

Italia ka shtrënguar dhe më tej masat kundër koronavirusit, pas rritjes galopante që kanë pësuar shifrat e rasteve të reja dhe viktimat.

Autoritetet franceze kanë dëbuar një familje nga Bosnja dhe Hercegovina pasi ata kishin rrahur vajzën e tyre dhe ia kishin qethur flokët

Ky ishte reagimi diplomatik francez pas një sulmi verbal të presidentit Erdogan ndaj presidentit francez, që e akuzoi Macron për

Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda ka konfirmuar sot se është prekur me COVID-19 dhe sipas mediave ndërkombëtare ai është në gjendje të

Në kohën që po shtohen së tepërmi rastet e reja me koronavirus, në Zvicër po flitet sërish për protokollin mjekësor për të përballuar një