Protestat e “Jelekëve të Verdhë” në Francë shënojnë një vjetorin

17/11/2019 - 09:19

Protestat e “Jelekëve të Verdhë” në Francë shënojnë përvjetorin e tyre të parë të dielën me pjesëmarrje më të ulët sesa demonstratat.

Protestat filluan më 17 nëntor 2018 në një reagim ndaj rritjes së kostove të karburantit dhe padrejtësisë ekonomike, por më vonë kaluan në trazira vdekjeprurëse antiqeveritare.

Protestuesit vendosën të përdorin jelekë të verdhë, pjesë përbërëse e çantës së sigurisë në makinat franceze, për t’i bërë anëtarët e tyre më lehtë të dallueshëm.

Ditët e para të lëvizjes tërhoqën turma të mëdha në të gjithë Francën, ku numri i tyre sipas vlerësimeve zyrtare shkonte në rreth 300.000.

Lëvizja gjithashtu ndezi protesta të ngjashme në vendet e tjera, por ato kryesisht ishin të përqendruara në Francë.

Përfaqësuesit e lëvizjes garuan gjithashtu në zgjedhjet e Parlamentit Evropian këtë maj, duke arritur sukses të vogël me rreth 0,54 për qind të votave.

Mangësitë e lëvizjes

Përgjatë muajve të protestave, lëvizja franceze e Jelekëve të Verdhë mori vrull dhe shënoi disa fitore ndaj qeverisë, atë më të madhen, anulimin e rritjes së taksës së karburantit në Francë, arsyeja kryesore për demonstrata, por në planin afatgjatë, ajo u përball me një numër problemesh, sipas një analiste.

Pollyanna Ruiz, eksperte për media në Universitetin Sussex të Britanisë, tha se lëvizja Jelekët e Verdhë nuk u zgjerua përtej grupit të saj thelbësor, sepse demonstratat e saj u formësuan nga një dinamikë shumë specifike.

Ruiz tha se mungesa e udhëheqjes dhe ideologji të ndryshme penguan lëvizjen.

Sipas saj, lëvizja i bashkoi të majtën dhe të djathtën në një hapësirë të patejkalueshme.

“Aftësia e tyre për të komunikuar përtej specifikave të kësaj takse të veçantë të karburantit ose kufizimit të veçantë të shpejtësisë ishte e kufizuar, në vend se të jetë e zgjeruar nga llojllojshmëria e zërave”, shtoi Ruiz.

Në fillim të këtij muaji, rreth 600 Jelekë të Verdhë nga e gjithë Franca u takuan në qytetin jugor Montpellier për të diskutuar të ardhmen e lëvizjes dhe planet për përvjetorin e parë.

Edhe pse vrulli i tyre filloi të zvogëlohej, Jelekët e Verdhë lanë gjurmët e tyre në histori dhe veçanërisht mbi presidentin francez Emmanuel Macron, i cili u kritikua ashpër nga protestuesit dhe u bë presion për dorëheqjen e tij.

Protestat shkaktuan 11 persona të vdekur dhe më shumë se 4.000 të plagosur, përfshirë protestues dhe policë, sipas qeverisë franceze.

Aktivistët pohojnë se 24 protestues humbën njërin sy dhe pesë të tjerë kanë humbur njërën dorë.

Të paktën rreth 8.400 njerëz janë arrestuar që nga fillimi i protestave të Jelekëve të Verdhë dhe rreth 2.000 janë mbajtur në paraburgim.//AA

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një seri lëkundjesh sizmike janë regjistruar mbrëmjen e së shtunës (7 dhjetor) në afërsi të Aquilas në Itali.

43 persona kanë humbur jetën, pas shpërthimi të një zjarri në një fabrikë të çantave në kryeqytetin e Indisë, Nju Delhi.

Dy persona kanë humbur jetën dhe 1 tjetër mbeti i plagosur  pasi një marins amerikan hapi zjarr në bazën ushtarake të Pearl Harbor.

Disa muaj pasi një person u qëllua për vdekje në një park në Berlin, Gjermania vendosi të dëbojë dy diplomatë rusë, pasi dyshohet se vras

Me gjithë grindjet e mëparshme, samiti i NATO-s përfundoi me demonstrim uniteti: as Turqia nuk bllokoi, as Trumpi nuk u tërhoq nga deklar

Ish-deputetja e Partisë opozitare Demokratike të Popullit (HDP) në Turqi, Mizgin Irgat, është dënuar me më shumë se një vit burg për përh

Duke marrë parasysh sa shpesh bien tërmete në Japoni, të gjitha godinat kanë njëfarë mbrojtjeje nga lëkundjet.

Një tragjedi ka ndodhur ditën e hënë në Ukrainë, ku është qëlluar për vdekje djaloshi 3-vjeçar i biznesmenit dhe deputetit, Vyacheslav Sb

Dy tërmete tronditën Ridgecrestin në Kaliforni këtë vit: njëri në 4 korrik (i magnitudës 6.4), dhe tjetri ditën pasuese, në 5 korrik.

Japonia është një prej zonave në botë që ka aktivitet sizmik të lartë.